Ngricat/ Aksident në “Rrugën e Kombit”, makina del nga rruga, përplaset me murin anësor

Aktualitet

Publikuar: 21/04/2024

Ngricat/ Aksident në “Rrugën e Kombit”, makina del nga rruga, përplaset me murin anësor

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugen e Kombit. Mësohet se për shkak të ngricave një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Makina pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit. Mësohet se në automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familjeje, por nuk raportohet për të plagosur.

Vendin e ka “pushtuar” një ndryshim i theksuar i motit ku janë regjistruar edhe dëborë dhe ngrica të cilat rrisin rrezikun për të shkaktuar askidente.