“Koha e tradhtarëve ka marrë fund në ‘91”. Pas dorëheqjes nga PL, Brahimllari “thumbon” Ilir Metën

Politikë

Publikuar: 18/04/2024

 “Koha e tradhtarëve ka marrë fund në ‘91”. Pas dorëheqjes nga PL, Brahimllari “thumbon” Ilir Metën

Pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka thumbuar sërish Ilir Metën për debate brenda partisë.

Teksa i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale, Braimllari thotë se problemet e brendshme të partisë shfokusojnë vëmendjen nga korrupsioni qeveritar.

Ndër të tjera Braimllari shton se koha e tradhtarëve ka mbaruar në vitin 1991.

“Dorëheqja ime ishte një mesazh i qarte për të reflektuar mbi situatën në parti. E cila nuk u krijua nga unë. Ne nuk mund të përsërisim të njëjtën situate si me partinë më të madhe opozitare në vend, ku problemet e brendshme shfokusojne vëmendjen nga e vërteta e korrupsionit qeveritar duke i shërbyer Edi Ramës.

Na duhet energji bashkimi kunder se keqes dhe jo energji përçarëse mes vetes. Koha e tradhtarëve të brendshëm ka marrë fund në vitin 1991″, shkruan Braimllari.