Berisha mbeti jashtë grupit parlamentar të PD! Bardhi: Provokim i Ramës

Politikë

Publikuar: 17/04/2024

Berisha mbeti jashtë grupit parlamentar të PD! Bardhi: Provokim i Ramës

Deputeti Gazment Bardhi tha është tentativë e kryeministrit Edi Rama për të provokuar sërish opozitën, refuzimi i Kuvendit për të mos kthyer në grupin e PD-së Sali Berishën.

Këtë deklaratë Bardhi e dha para mediave pas mbledhjes së grupit, në të cilën sipas burimeve deputetët mbështetës të Sali Berishës i shprehën rezerva se shkresa e tij duhej të kishte qenë më e qartë në mënyrë që Kuvendi të mos refuzonte futjen e Berishës në grup.

Nuk ka asnjë pengesë në grupin parlamentar. Besoj biem dakord dhe nuk ka nevojë për komente të mëtejshme, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar Sali Berishën.

Çdo çështje tjetër ku Edi Rama tenton të provokojë opozitën dhe ta fusë gjithë këtë histori në absurditete të paimagjinueshme do të duhet të përballet me pasojat. Por e përsëris, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar të partisë Sali Berishën”, tha Bardhi.


Për këtë çështje deputetët më të flaktë të Sali Berishës pritet të bëjnë debat me Lindita Nikollën nesër në seancë.