Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me akuzat e bëra nga kreu i grupit Parlamentare të PD, Gazment Bardhi, për vëllain e tij, Olsi Rama, i cili është aluduar për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë
Kreu i qeverisë i ka quajtur akuzuat shpifje. Ai ndër të tjera tha se pa Partinë Socialiste nuk do të kishte reformë në drejtësi, dhe se pa PS nuk do kishte stabilitet në punën e SPAK.
“Shpifje haluçinante. Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar”, tha Rama ndër të tjera.