Ndërsa bota është zgjuat sot me lajmin se për herë të parë Irani ka sulmuar Izraelin, qytetarët në zonën e plazhit në Iraklio të Kretës, kanë përjetuar momente paniku… “gabimisht”.
Kjo pasi në breg të detit është gjendur një dron, dhe ata në panik, duke menduar se ishte një dron iranian ata njoftuan policinë.
Në fund rezultoi se objekti ajror ishte përdorur në poligonet e qitjes së ushtrisë greke për të testuar disa sisteme armësh duke u lëshuar në det.
Nga ekzaminimi i parë vlerësohet se ai kishte qenë prej kohësh në det pasi në pjesët metalike kishte shenja të forta ndryshku.
Ky është një objekt i prodhuar nga një kompani me qendër në Britaninë e Madhe, me qëllim trajnimin e ekuipazheve të sistemeve kundërajrore.