SPAK kërkon burgim përjetë për Laert Haxhiun.
Laert Haxhiu u arrestua në Janinë në maj të vitit të kaluar, 6 vite pas krimit të rëndë ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.
I riu mbante dokumente të falsifikuara, ku prezantohej me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.
31-vjeçari, i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, për masakrën. Ai akuzohet se kreu vrasjet në bashkëpunim me Orges Bilbilin, i dënuar me burgim të përjetshëm. Objektivi i tyre ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.
Orges Bilbili u vu në pranga në Tiranë gjatë periudhës së izolimit gjatë pandemisë së COVID, pas përplasjes me efektivët që kryenin kontrollin në territor.
Arrestimi i Orges Bilbilit u bë në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, ku efektivi i “Shqiponjave”, i ka kërkuar lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Bilbili e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.
Efektivi e ka ndjekur dhe gjatë kësaj kohe Bilbili i ka drejtuar pistoletën, duke e kërcënuar për ta vrarë. Ai nuk është bindur kërkesave për t’u dorëzuar, duke vrapuar sërish më armë në dorë e në këtë moment është qëlluar duke mbetur i plagosur dhe më pas është arrestuar.