Gjekmarkaj: Pas bashkimit me mua e Bardhin, pranverën e ardhshme jemi në pushtet

Politikë

Publikuar: 06/04/2024

Gjekmarkaj: Pas bashkimit me mua e Bardhin, pranverën e ardhshme jemi në pushtet

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij përpara anëtarëve dhe strukturave të PD është shprehur se pas bashkimit dhe nëse ecim në këtë rrugë entuziazmi ne pranverën e ardhshme do të jemi në pushtet.

Partia demokratike ka aftësi politike, profesione dhe intelektuale. I ka në Berat, Tiranë dhe kudo. Nëse ne aktivizohemi , ecim dhe shkojmë drejtë pranverës tjetër me këtë entuziazëm që ka ngjallur PD pas bashkimit të saj jam i bindur që do të jemi fitues vitin tjetër zgjedhor.

Qeveria nuk del në debate politike, nuk e përballon dot cilësinë e debatit dhe transparencës që PD ofron, ata u thonë shqiptarëve na votoni që ne të vjedhim dhe më pas të blejmë zgjedhjet ëprsëri edhe kjo duhet që të ndërpritet.

Paratë e qytetarëve shndërrohen në hotele, pasuri si ndodhi me drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe drejtori i ARRSH që kishin vjedhur miliona euro pasuri“.