Europol publikon raportin: Grupet kriminale shqiptare, aktivë në trafikun e heroinës dhe kokainës

Aktualitet

Publikuar: 05/04/2024

Europol publikon raportin: Grupet kriminale shqiptare, aktivë në trafikun e heroinës dhe kokainës

Europol ka publikuar raportin në lidhje me rrjetet kriminale, pjesë e të cilave është edhe vendi ynë. Në raport theksohet se grupet kriminale shqiptare janë kryesisht aktivë ne trafikun e kokainës dhe heroinës.

Raporti tregon veprimtarinë kriminale të 821 grupeve në Europë.

Mes qindra grupeve, renditen edhe shqiptarët. Sipas Europol, grupet me drejtues dhe anëtarë shtetasit shqiptarë, janë kryesisht aktive në trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit, kryesisht në Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Spanja.

Po ashtu, këto grupe kriminale operojnë edhe jashtë Evropës, kryesisht në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe të tyre vendlindja Shqipëri.