Protestën e sotme të foltores në Bashkinë e Tiranës duket se e kanë marrë në dorë të “fortit që të thyejnë në mes”. Ndër kryesorët që shfaqen kundër policëve, është Sali Lushaj, ish-gardisti i Sali Berishës kur ka qenë president, e që njihet edhe si babai i Stresit. Dhjetëra kokrra vezë dhe mollë u hodhën në drejtim të godinës së bashkisë nga protestuesit. Këta të fundit nuk u mjaftuan me kaq, por edhe u përplasën me policinë, teksa tentuan të hynin në godinë.
Ndërkaq, ka ndërhyrë edhe Ilir meta, i cili ka marrë situatën në dorë duke bërtitur në qendrën e improvizuar të zërit dhe i ka puthur dorën “Nënë Lizës” që u bë e njohur, për protestën kundër ndërtimit të unazës së re.


