Raporti i SPAK/ Nga Shkodra, në Vlorë, veçoritë e grupeve kriminale shqiptare! Harta ku veprojnë! Të përfshirë dhe biznesmenë të fuqishëm, lidhje me policë e zyrtarë

Kronike

Publikuar: 04/04/2024

Raporti i SPAK/ Nga Shkodra, në Vlorë, veçoritë e grupeve kriminale shqiptare! Harta ku veprojnë! Të përfshirë dhe biznesmenë të fuqishëm, lidhje me policë e zyrtarë

SPAK publikoi sot raportin për vitin 2023 ku një sektor i dedikohet krimit të organizuar veçoritë e përgjithshme të grupeve kriminale shqiptare si veprojnë dhe karakteristikat e tyre. Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një realitet për tu shqetësuar” thuhet në raportin e SPAK. Nga hetimet e këtij viti, janë evidentuar grupe me aktivitet kriminal në Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Shkodër, Elbasan, Kurbin dhe Fushë-Krujë. Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve është një problem i dukshëm në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit dhe Kurbinit. Vihet re që në qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë.

Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë vënë re më shumë në qytete si, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

Shihet një tendencë në rritje e angazhimit të grave në funksione të rëndësishme për grupet kriminale. Kryesisht ata, janë bashkëjetuese të krerëve të organizatës dhe konsiderohen si persona shumë të besueshëm të organizatës kriminal që merren me administrimin e të ardhurave dhe mbikëqyrja e transferimit fizik dhe nëpërmjet institucioneve bankare të parave.

Në raport thuhet se janë evidentuar grupe kriminale të specializuara në vrasjet me pagesë. 

Grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri kanë dhe shtrirje edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale kryesisht në Amerikën e Jugut, Bashkimin Evropian (BE) dhe Britaninë e Madhe. Ndërkohë vihet re dhe kryerja e pagesave, si dhe konvertimi i parave në kriptovaluta është një tjetër veçori e cila është evidentuar gjatë vitit 2023.