Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan, më i forti në 25 vitet e fundit! Ndërtesa të shembura dhe njerëz nën rrënoja

Aktualitet

Publikuar: 03/04/2024

Tërmet me magnitudë 7.4 ballë në Tajvan, më i forti në 25 vitet e fundit! Ndërtesa të shembura dhe njerëz nën rrënoja

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur Tajvanin, më i forti në 25 vitet e fundit.Autoritetet lokale paralajmëruan cunam në ishujt fqinje të Japonisë Jugore dhe Filipineve, por alarmi u hoq më vonë.

Deri tani raportohet për 4 persona të vdekur dhe 56 të plagosur, por ka ende njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Epiqendra ishte në një thellësi prej 15.5 km larg bregut lindor të ishullit. Qyteti i Hualien është më i prekuri: 26 ndërtesa janë shembur deri më tani në të gjithë Tajvanin, gjysma e tyre në Hualien.

Tërmeti u ndje deri në Kinë: në Shangai, Fuzhou, Xiamen, Quanzhou dhe Ningde. Tërmeti ndërpreu energjinë elektrike në disa zona të kryeqytetit Taipei : më shumë se 87 mijë familje në të gjithë ishullin janë ende pa energji elektrike.