Dokumentet / Aulona Bylykbashi dhe Nazif Bajrami vjedhin fondet e Bashkisë Elbasan me tendera korruptivë, skema që sfidon SPAK-un

Krim & Korrupsion

Publikuar: 30/03/2024

Dokumentet / Aulona Bylykbashi dhe Nazif Bajrami vjedhin fondet e Bashkisë Elbasan me tendera korruptivë, skema që sfidon SPAK-un

Në 28 shtator 2022, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi, firmos tenderin me vlerë 1.2 milionë euro për kompaninë Bajrami N shpk, për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Kostandin Kristoforidhi”.

Për të shpallur fituese kompaninë Bajrami N shpk janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë pjesëmarrës në këtë tender.

Gjatë një auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit, përpos shumë gjetjeve të tjera, ka konstatuar se kompania Bajrami N shpk është shpallur fituese e tenderit
për rikonstruksionin e shkollës mesme “Kostandin Kristoforidhi”, pa plotësuar kriteret e vendosura nga autoriteti kontraktor (Bashkia e Elbasanit).

Ky konstatim vesh me përgjegjësi penale komisionin e vlerësimit të ofertave dhe zonjën Aulona Bylykbashi, e cila ka firmosur tenderin me autorizim të kryetarit Gledian Llatja, lidhje e hershme e Damian Gjiknurit.

Që kur SPAK ‘po palos’ ish ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë, Llatja nuk firmos vetë asnjë tender.

Kompania e ndërtimit Bajrami N, me administrator Andon Prifti, është në pronësi të biznesmenit Nazif Bajrami, një personazh me implikime të rënda dhe që e ka kthyer Bashkinë e Elbasanit në një dyqan privat.

Nazif Bajrami dhe Andon Prifti, pasi fitojnë tenderat dhe lidhin kontratat me Bashkinë Elbadsn, vjedhin paratë e tenderit, përmes certifikimit të punimeve të pakryera.

Pra nuk mjafton tenderi pa plotësuar kriteret dhe me ofertë fituese sa fondi limit, por investohen në përvetësimin e parave publike përmes situacioneve false, cilësisë së dobët të punimeve, devijimeve etj.

Në 11 prill 2022, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi firmos një tender me vlerë rreth 430 mijë euro për kompaninë e Bazif Bajramit, për sistemin dhe asfaltim të rrugëve “Grigor Nosi” Xhafer Duhanxhiu” Hasan Kopili” në lagjen 5 Maji.

Pasi lidhet kontrata në 27 qershor 2022, Nazif Bajrami dhe Andon Prifti vjedhin paratë e tenderit përmes punimeve të pakryera, pra përmes mashtrimit me zbatimin e kontratës. Abuzimi konstatohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kompania Bajrami N shpk, gjatë viteve të fundit ka marrë 120 tendera, e vetme dhe në bashkëpunim, me vlerë rreth 60 milionë euro. Burimi kryesor i tenderave është pikërisht Bashkia Elbasan.

Bashkëshortja e Nazif Bajramit, Anduena Bajrami (Prfiti), ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan pas vitit 2013, pranë Lalë Qazimit dhe më pas Gledian Llatja, i pari (Lala) kapobandë e vjetër, ndërsa Llatja ushtar i bandave të Elbasanit.

Gjatë kohës kur gruaja ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan, bashkëshorti Nazifi merrte tendera nga Bashkia Elbasan.

Çifti i bënte procedurat në shtëpi, caktonin vetë fondin limit, kriteret dhe më pas veten e tyre fitues. Vështirë të gjendet një skemë më flagrante korrupsioni, me kaq shumë fakte dhe lidhje konrete.

Është një skemë që SPAK nuk ka çfarë t’i hetojë, pasi përvetësimi i parave publike është i faktuar.

Natyrisht që Nazif Bajrami nuk është klienti i vetëm i kupolës së Bashkisë Elbasan, për përvetësimin e parave publike me tendera të paracaktuar dhe punime fiktive.

Gjitjashtu, veprimtaria korruptive e kupolës së Bashkisë Elbasan nuk kufizohet vetëm tek vjedhjet me tendera, por edhe në shkatërrimin e pyjeve, ndërtimet pa leje, punësime parazitare, vjedhje me dietat etj. Vijon…