Sotir Kllapi flirt me Ilir Metën? Loja e dyshimtë me ‘lobimin’. A do t’a marrë Altin Dumani në dorë dosjen? Zvarritja 2-vjeçare ngre dyshime të forta dhe nxit mosbesim

Krim & Korrupsion

Publikuar: 27/03/2024

Sotir Kllapi flirt me Ilir Metën? Loja e dyshimtë me ‘lobimin’. A do t’a marrë Altin Dumani në dorë dosjen? Zvarritja 2-vjeçare ngre dyshime të forta dhe nxit mosbesim

Koha po tregon se disa nga prokurorët e SPAK-ut, pavarësisht provave në tavolinë, nuk kanë këllçe dhe nuk po ngrihen dot në lartësinë e detyrës, për të goditur ‘peshkaqenët’ e korrupsionit dhe pastrimit të parave, pa mbështetjen dhe dorën e Altin Dumanit, njeriut më të besueshëm për shqiptarët sipas sondazheve të fundit.

Po flirton me Ilir Metën, po shantazhohet nga ky u fundit apo po tundohet nga ndonjë ‘ngjalë’ të ofruar në ndonjë lokal peshku, kjo nuk dihet dhe nuk ka as fakte, por domethënës është fakti se prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi, po mban në duar prej 2 vitesh një dosje flagrante të Ilir Metës.

Bëhet fjalë për dosjen e lobimit në SHBA me para të pista. Hetimet kanë nisur që vitin 2022 pas një kallëzimi të ish deputetit, Halit Valteri.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur përgjigja zyrtare që nga 2023 për letërporositë e SPAK-ut, ku konfirmohet se gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në SHBA, para këto që nuk u dihet burimi dhe që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI.

Nga ana e tij, Ilir Meta, e ka zhvendosur përgjegjësinë mbi bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi si dhe mbi Petrit Vasilin, Endrit Braimllarin dhe Vangjel Tavon, por dihet se Meta ka qenë dhe është pronari i partisë. Me këtë alibi që demaskohet me prova, Ilir Meta u zhduk për disa muaj në verë dhe përhapi fjalë se ishte sëmurë, ndërsa javët e fundit ka nisur sërish të marrë malet, të ngjitet majë hekurave me shkallë dhe shfaqet i dehur në palestër.

Po bëhen gati dy vite dhe nuk ka një vendimarrje për këtë dosje. As kërkesë për pushim hetimesh, nëse prokurori i çështjes krijon bindjen se nuk ka vepër penale. As kërkesë për të nisur ndëshkimin e kësaj afere korruptive, e konfirmuar nga përtrj Atlantikut.

Në këto kushte dhe rrethana ngrihen dyshime dhe në publik nxitet mosbesim.

Nuk i kanë mjaftuar dy vjet Sotir Kllapit për të kryer veprimet hetimore?

Çfarë veprimi hetimor ka mbetur pa kryer?

Si ka mundësi që Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai çmontuar për 4 muaj korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, ndërsa Sotir Kllapi dhe Arben Kraja nuk hetojnë dot për dy vjet një nga qindra episodet e korrupsionit të Ilir Metës?

A janë të vetëdijshëm Sotir Kllapi dhe Arben Kraja se janë pjesë e strukturës më të lartë dhe të besueshme hetimore në Shqipëri, investimit më të madh të Perëndrimit për shqiptarët pas bombardimit Serbisë?

Mos vallë i duket i pabesueshëm dhe marramendës ndryshimi nga një prokuror në Pogradec në një prokuror i SPAK-u, me truproje, rrogë 5 mijë euro dhe me dosje në duart të ‘peshkaqenëve’ të korrupsionit?

Ngarkesë dhe lodhje, po, por Ilir Meta perceptohet si babai dhe simboli i korrupsionit dhe përdorimit të pushtetit për pasurimin e familjes së tij. Sipas të gjitha sondazheve

A i kërkon llogari Altin Dumani prokurorit Sotit Kllapi se si ka mundësi që mban prej dy vitesh në dorë një dosje të Ilir Metës, e cila është konfirmuar me anë të përgjigjeve ndaj letërporosive?

A do bëhet Altin Dumani pjesë e kësaj dosje për t’a finalizuar?