Urgjenca e re në ‘QSUT’ 44 ditë pa shërbim për shkak të zjarrit, largohet nga drejtimi Albana Fico. Ja jush e zëvëndëson

Aktualitet

Publikuar: 25/03/2024

Urgjenca e re në ‘QSUT’ 44 ditë pa shërbim për shkak të zjarrit, largohet nga drejtimi Albana Fico. Ja jush e zëvëndëson

Albana Fico nuk do të jetë më drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Terëza’ në Tiranë.

Ajo ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ky vendim vjen 44 ditë nga zjarri në urgjencën e re ku prej javësh tashmë shërbimet mungojnë.

Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Alma Cami është shefja e re e QSUT-së. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Ficon e cila zyrtarizoi mëngjesin e sotëm largimin nga detyra.

Dr. Alma Cami, ka qenë shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.