Të paktën 40 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të lagosur nga një sulm terrorist në sallën e koncerteve në Moskë.
Nga informacionet e para, mediat ruse raportojnë se ishin tre burra të kamufluar të cilët u futën në sallën e madhe të koncerteve në Crocus pranë Moskës dhe hapën zjarr.
Pak minuta pas ngjarjes së rëndë, Shtëpia e Bardhë ka dalë me urgjencë me një reagim ku e përshkruan si “të tmershme”.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, në reagimin për sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Moskë, i përshkruan imazhet “të tmerrshme”.
“Mendimet tona padyshim shkojnë te viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm”, – ka thënë Kirby.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se Shtëpia e Bardhë po punon për të mbledhur më shumë informacion mbi sulmin. Ai gjithashtu kërkoi që shtetasit amerikanë të qëndrojnë në kontakt me Departamentin e Shtetit për përditësime dhe informacione të mëtejshme. Kujtojmë se më 7 mars ambasada e SHBA paralajmëroi qytetarët e saj që të shmangnin turmat dhe tubimet në Moskë.
Nga ana tjetër reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Moska.
“I gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në Moskë në sallën e qytetit Crocus.” – kështu deklaroi Ministria e Jashtme ruse e cituar nga Ria Novosti.