Terrori ka pushtuar kryeqytetin rus Moskën, pas një sulmi të përgjakshëm terrorist ku numri i viktimave deri tani raportohet në 40 dhe mbi 100 të plagosur. 5 persona të kamufluar me maska lëkure kanë hyrë duke qëlluar drejtpërdrejt njerëzit në një sallë të madhe koncertesh në qytetin Crocus pranë Moskës.





Mediet ndërkombëtare citojnë se një burim sigurie i tha agjencisë ‘Amaq’ se luftëtarët e ISIS kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë. Sipas medias ISIS thotë se sulmuan një tubim të madh të krishterësh në qytetin Crocus, në periferi të kryeqytetit rus Moskë.
Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar Rusinë për rrezikun e sulmeve nga ISIS , Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit. Kështu raporton CNN , duke cituar burime të informuara.
Videot e publikuara nga mediat dhe në rrjete sociale janë të tmerrshme ku të armatosurit pasi qëllojnë në holl hyjnë në sallën e koncerteve dhe sipas mediave ruse terroristët përdorën edhe eksplozivë duke shpërthyer këtë qendrën e koncerteve siç duket në pamje të godinës me flakët gjigande.
Më 7 mars, ambasada amerikane në Moskë paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste brenda 48 orëve, veçanërisht në vendet e mbushura me koncerte.
Zjarrfikësit sikurse shihet e kanë të pamundur të vendosin nën kontroll flakët, ndërsa nga godina u evakuuan qindra njerëz ku kapaciteti i saj është 9500 persona dhe në momentin e sulmit sipas autoriteteve ndodheshin 6200 persona.
Nënkryetari I Këshillit të Sigurisë Kombëtare Dimitry Medvedev thotë se vdekjes do t’i përgjigjen me vdekje nëse vërtetohet se terroristët janë nga regjimi i Kievit.
Drejtoria kryesore e inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës thotë se sulmi terrorist në Moskë është një provokim i qëllimshëm nga regjimi i Putin dhe Ukraina nuk ka asnjë përfshirje.
Nga Shtëpia e Bardhë zëdhënësi i Sigurisë John Kirby thotë se nuk ka asnjë indikacion se Ukraina apo ukrainasit të jenë të përfshirë. Pas paralajmërimit të dhënë në 7 mars, ambasada amerikane në Moskë sërish lëshon një tjetër alarm duke u thënë qytetarëve të shmangin bendet e mbushura me njerëz për 48 orët e ardhshme. E gjithë bota ka dënuar sulmin në sallën e koncerteve Crocus City Holl në Moskë.