Tiranë / Policia qëllon me armë trafikantin e kokainës, u rrezikoi jetën 3 agjentëve

Kryesore

Publikuar: 21/03/2024

Tiranë / Policia qëllon me armë trafikantin e kokainës, u rrezikoi jetën 3 agjentëve

Një operacion antidrogë u ndërmor në orët e vona të mbrëmjes së sotme (21 marsit 2024) në Tiranë.

Pikërisht në rrugën e Kavajës, pranë Lidhjes së Shkrimtarëve policia dhe agjentët e antidrogës kanë ndaluar një makinë ku ndodhej 1 kg kokainë.

Trafikanti në përpjekje për t’u larguar i ka dhënë indietro makinës dhe ka goditur 3 agjentë të antidrogës dhe ka dëmtuar makinën e policisë.

Në kushtet e vetëmbrojtjes një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.

Raportohet se nuk ka probleme për jetën. Si pasojë e përpjasjes makina e policisë ka pësuar dëme të shumta, ndërsa policët janë rrëzuar për tokë, por për fat të mirë nuk raportohet për dëme serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta, përfshirë edhe AMP-në.