Dhunë, intriga, tension, provokime dhe tradhti në zyrat e kompanisë së frutave të thata, Neranxi. Telenovela ‘Neranxi’ po merr një rrjedhë dramatike.
As ndërhyrja e policisë dhe gjykatës nuk e ka qetësuar situatën.Teksa gjykata ka urdhëruar biznesmenin e frutave të thata Nikollaq Neranxit të mos i afrohet në një distancë prej 50 metrash bashkëshortes së tij, N. Neranxi si dhe të çarmatoset, në zyrat e kompanisë Neranxi mësohet se ka pasur përleshje.
Disa gra dhe vajza, me të cilat Neranxi dyshohet se ka krijuar lidhje paralele dashurire, janë kapur për flokësh.
Sherri ka nisur pasi N. N., bashkëshorte e Neranxit denoncoi biznesmenin në polici se e kishte dhunuar.
Prapaskena, e cila raportoi fillimisht lajmin, mëson se shkaku i sherrit mes çiftit është dyshimi i zonjës Neranxi se biznesmeni Nikollaq Neranxi ka krijuar një lidhje paralele dashurore dhe se ka shkelur kurorën martesore.
Madje N. N., pretendon se Nikollaq Neranxi i kishte prerë gishtat pasi ajo e kishte kapur në flagrancë duket u frekuentuar me të dashurën më të re në moshë.
Jo vetëm kaq.
Por zonja Neranxi pretendon se biznesmeni i frutave të thata ka rritur në detyrë të dashurën më të re në moshë, duke e katapuluar drejtoreshë në kompani.
Bëhet fjalë për një ish gazetare jo aq e njohur, e cila ka hyrë në mes të çiftit. Prapaskena ka vendosur të mos e ekspozojë në publik me emër dhe foto, për shkak të pasojave të parashikueshme.
Sipas pretendimeve në kallëzimin penal, Neranzi e ka dhunuar bashkëshorten, edhe kur kjo e fundit ka kundërshtuar rritjen në detyrë të të dashurës së biznesmenit.
Por, sherri mes Neranxit dhe bashkëshortes ka indentifikuar të dashurën e re të biznesmenit në rrethin e njerëzve brenda në kompani.Ky identifikim i ka dhënë një tjetër rrjedhë telenovelës në kompaninë e frutave të thata, pasi në skenë kanë dalë edhe disa zonja dhe zonjusha të tjera, të cilat kanë shfaqur xhelozi si dhe kanë bërë provokime në adresë të të dashurës kryesore.
Gjatë dy ditëve të fundit janë shënuar disa përleshje në kompani. Situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ndoshta vetëm Renea mund të vendosë qetësinë.
Ndërkaq, zonja N. Neranxi ka raportuar se biznesmeni mban edhe armë, me sa duket me leje. Gjykata ka urdhëruar disa ditë më parë që Neranzi të çarmatoset deri në normalizimin e situatës.
Javët e fundit po konsultohen disa ndryshime në Kodin Penal, të cilat parashikojnë dënim me burg për ata që tradhtojnë.
Por, Neranxi ka shpëtuar, pasi këto ndryshime nuk janë miratuar ende nga Kuvendi.