Emri/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, kush është nëna 42-vjeçare që u arrestua?!

Kronike

Publikuar: 18/03/2024

Emri/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, kush është nëna 42-vjeçare që u arrestua?!


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.