Hetimi për Berberin, Daam shpk ia paguante edhe telefonin, shoqëria zotëron 5 pasuri të paluajtshme

Aktualitet

Publikuar: 17/03/2024

Hetimi për Berberin, Daam shpk ia paguante edhe telefonin, shoqëria zotëron 5 pasuri të paluajtshme

Hetimi i prokurorisë së posacme për ish kreun e ARRSH Evis Berberi ka zbuluar dokumeta te tjera që provojnë se kompania Daam shpk edhe pse me dokumente rezulton e shitur, pronar real i saj vijonte të ishte Evis Berberi.

Faturat e tij telefonike paguheshin pikërisht nga firma, të cilën ai supozohej që e kishte shitur.

Përvec pagesës së kryer të udhëtimit në Turqi dhe tërheqjes së disa shumave të parave nga llogari e kompanisë Daam shpk, Evis Berberi kishte të regjistruar edhe numrin e telefonit të tij në këtë kompani, e cila i paguante faturën mujore

Në një dokument,kompani Daam shpk që SPAK thotë zotërohet në realitet nga Evis Berberi ka paguar drejt kompanisë telefonike 31 fatura me vlerë totalë 166,519,15 të cilët janë bërë në forëm e parave cash.

Këto fatura janë paguar në disa pika të ndryshme të Tiranës.