Tentoi të vriste 2 shtetas (nënë e bir), për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti që drejtonte 38-vjeçari Mersin Mlloja.
Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë në Qendrën Shëndetësore Bushat së bashku dhe me autorin.
Njoftimi i policisë:
Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Mersin Mlloja 38 vjeç banues në fshatin Kosmaç akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.