Policia ka gjetur makinën e Eljon Hatos, mikut të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Forca të shumta policia i janë vënë në ndjekje në Sauk, pasi në atë zonë është pikasur makina e tij, me shpresën se do të arrijnë të gjëjnë Haton.
34 vjeçari konsiderohet si mik i ngushtë i biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili prej më shumë se një viti është zhdukur pa gjurmë.
Eljon Hato është shpallur në kërkim ndërkombëtar verën e vitit 2023, pasi Prokuroria e Posaçme kreu një sërë arrestimesh në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ku biznesmenë, drejtues policie dhe anëtarë të grupeve kriminale bashkëpunonin me njëri-tjetrin për ngjarje kriminale.