Tiranë/ Arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë, shtyu të miturin të konsumojë lëndë narkotike

Aktualitet

Publikuar: 13/03/2024

Tiranë/ Arrestohet 33-vjeçarja në Tiranë, shtyu të miturin të konsumojë lëndë narkotike

Një 33-vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi shtyu një të mitur të konsumojë lëndë narkotike. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

Nga informacionet e policisë mësohet se 33-vjeçarja ka qenë në procedim dhe gjykim për shitje dhe prodhim lëndësh narkotike. Me rastin në fjalë do të merret Prokuroria e Tiranës.