Shpëtim Idrizi bosi i ri i kullave në Tiranë, fshihet pas të birit e gruas. Pastron paratë e trafiqeve me Arjan Çukajn? Çështja Çame mes doganave dhe betonit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/03/2024

Shpëtim Idrizi bosi i ri i kullave në Tiranë, fshihet pas të birit e gruas. Pastron paratë e trafiqeve me Arjan Çukajn? Çështja Çame mes doganave dhe betonit

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, me këtë partiçkë, trumbeton se mbron çështjen çame, por faktikisht, duke përdorur logon dhe 3 mandatet parlamentare, Shpëtimi i doganave po mbron dhe shton interesat e tij, duke u lidhur në ortakëri me oligarkë të PS në biznese ndërtimi.

Maskuar pas djalit Denion Idrizi, më 20 qershor 2018, Shpëtimi ka krijuar kompaninë e ndërtimit “Solid Construction Sh.p.k”.

Që nga krijimi, “Solid Construction Sh.P.K”,  ka qenë 100% “de facto” në pronësi të Shpëtim Idrizit dhe ka marrë 15 leje ndërtimi në Tiranë, Sarandë, Himarë e Vlorë dhe n/kontraktor në ri-ndërtimin e banesave të pas tërmetit.

Në 1 tetor 2021, djali i kryetarit të partisë çame bëhet pronar i vetëm i kompanisë së ndërtimit Solid Construction Sh.p.k.

Një ortakëri tjetër, përsëri me emrin e djalit Denion Idrizi, kryetari i partisë çame, Shpëtim Idrizi, ka me bosin e ndërtimit të kullave e HEC-ve, Arjan Çukaj, në firmën “Coninvest Sh.pk” të krijuar më 21 nëntor 2018 me aktivitet ndërtime, ku kanë nga 50% pronësi secili.

Edhe Arjan Çukaj e Shpëtim Idrizi, thonë se mbrojnë çështjen çame, por në fakt bëjnë biznes ndërtimi pallatesh e kullash me lejet e marra nga Edi Rama e Erjon Veliaj, ndërsa burimin e financimit të tyre nuk e deklarojnë, por agjencitë anti- mafie, raportojnë se përdorin dhe pastrojnë të ardhurat e botës së krimit, kryesisht të korrupsionit e trafikut të drogës.

Përveç kompanisë “Coninvest Sh.pk” me Shptim Idrizin, Arjan Çukaj është pronar i 10 firmave të tjera, ku eksperte bilancesh ka Enkela Idrizin, gruan e Shpëtimit, ndërsa si n/kontraktor, përdor firmën tjetër “Dlsol Sh.p.k” të djalit Denion Idrizi.

Saktësojmë, se Arjan Çukaj ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku në të njëjtën kohë merrte leje ndërtimi për kulla në Tiranë, në konflikt të dukshëm dhe faktik interesi, por është dhe anëtar kryesie i partisë çame.

Pallatet e kullat që kanë ndërtuar e po ndërtojnë Arjan Çukaj dhe Shpëtim Idrizi; lejet e ndërtimit i marrin me lehtësi, por me lehtësi dhe pa u prekur nga policia e IKMT, shtojnë pa laje katet dhe zgjerojnë bazat e ndërtimeve.

Lidhja që Shpëtim Idrizi ka nisur me Bablokun, do t’i shtojë bereqetin në lejet ndërtimit e tenderët, të cilat do t’i mbrojë me pazare, siç ka bërë me të gjithë kryeministrat, ndërsa fjalimet në parlament, do t’i mbajë për “mbrojtjen” e çështjes çame.(vijon)./Pamfleti