Favorizuan ndërtimet pa leje/ Ja emrat e të ndaluarve e personave të shpallur në kërkim në Sarandë

Kronike

Publikuar: 13/03/2024

Favorizuan ndërtimet pa leje/ Ja emrat e të ndaluarve e personave të shpallur në kërkim në Sarandë


SARANDË-Mbrëmjen e sotme në Sarandë po ekzekutohen 13 urdhër- arreste të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës. Mësohet se në polici janë shoqëruar Oltion Durmishi, Apostol Qesari, Ermen Stroka, Ina Papa, Denis Balili, Manushaqe Saliko, Erald Lika

Ndërkohë në kërkim janë shpallur Andri Dhima dhe Kozeta Statha. Funksionet që ushtrojnë këta persona secili ende nuk janë zbardhur. 

Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën me legalizime, leje ndërtimi apo shkelje të tjera në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve.