Plagosja në Shkodër/Rrumbullaku mbërrin në vendngjarje

Kronike

Publikuar: 12/03/2024

Plagosja në Shkodër/Rrumbullaku mbërrin në vendngjarje


Ka mbërritur në Shkodër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku ,aty ku pak më parë u qëllua më armë zjarri drejt dy personave.

Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika u qëlluan në fshatin Grudë e Re, në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali. Sipas policisë, shënjestra ishte 28-vjeçari Gjergj Ndërshtiqaj, ndërsa si pasojë e të shtënave është plagosur edhe 30-vjeçari Gjon Nika, kunati i tij, Ky i fundit është student në Akademinë e Sigurisë.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Gjatë kontrollit të zonës ku ndodhi ngjarja për kapjen e autorëve, policia ka konstatuar duke u djegur një automjet tip ” Renault”, i cili dyshohet se i përkiste autorëve dhe është përdorur nga ata.