Prapaskena

Pa kategori

Konsensusi me Rithemelimin, ironia e Spiropalit:Kur nuk erdhi Basha, pse të vijë Alibeaj?!

Publikuar: 12/03/2024

 

 

 

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se nuk ka pasur negociata të fshehta mes mazhorancës dhe Rithemelimit dhe se komisionet hetimore do të bëhen sipas Kushtetutës Spiropali tha se nëse s’do ketë produkt në komisionin e Reformës Zgjedhore do e kalojnë në institucione të tjera të Kuvendit, duke nënkuptuar këtu edhe nënkomisonin për Reformat, që është rënë dakord të ngrihet me Rithemelimin.

“Nuk është çështje gratash as non gratash. Alibeaj këmbëngul për një marrëveshje mes Berishës dhe Ramës sa i takon funksionit të Kuvendit. Nuk e di sa herë duhet ta përsërisim, si duket Alibeaj ngaqë nuk vjen në Kuvend, se kritikoj se kur nuk vjen Luli s’ka si vjen Alibeaj, na nis ne ultimatume qesharake për ndryshimin e sistemit nga sistemi i Lulit me parti te sistemi i Lulit me vulë, kjo nuk është çështje e jona. Sa na takon ne, ne këtu kemi qenë, kemi ardhur në Kuvend për të diskutuar, kemi bërë detyrën tonë në komisione parlamentare. Duhet të ishte kujtuar pak më herët që të ishte prezent në atë komision, duhet ti bëjmë më dije se do ketë një produkt, sugjerime përmbajtësore, t’i marrim dhe nëse nuk ka produkte konsensual do e kalojmë në institucionet e tjera të kuvendit”, tha Spiropali.



Më të lexuarat