Një sherr me thika ka ndodhur në qendër të Fierit, ku për pasojë ka vdekur një i ri i cili ka ndërruar jetë në spital.
Disa persona janë grindur mes tyre dhe debati ka përfunduar në përleshje fizike e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një të ri, që ka ndërruar jetë në spital.
Ende nuk dihet motivi i sherrit dhe identiteti i personave të përfshirë.