Grei Bihuci është 19-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka.
Policia e Fierit njofton se rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Florjan Muka, 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), 19-vjeçarin Grei Bihuci, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.