Një 39-vjeçar, shtetas shqiptar, u arrestua nga policia nën akuzën e posedimit me qëllim trafikimin e drogës pasi iu gjetën mbi dhjetë kilogramë heroinë. Kanë qenë agjentët e seksionit VI të skuadrës së fluturimit që e kanë inkuadruar atë, të cilët gjatë një kontrolli në Korsiko kanë vënë re 39-vjeçarin në Via dei Gigli ndërsa ai vazhdonte të merrte telefonata të shkurtra në celular.
Sapo iu afrua një fuoristradë që ishte parkuar në rrugë, efektivët e ndaluan dhe në makinë, pranë një karrige për fëmijë, zbuluan një qese me 10 blloqe heroinë me peshë 7 kilogramë e 700 gramë.
Teksa iu nënshtrua kontrrolleve shqiptarit iu gjetën dhe një tufe çelësash që i çuan hetuesit në një bodrum të një ndërtese në Via delle Rose. Aty policia mori në dorë edhe 2 kilogramë e 900 gramë heroinë si dhe një prese hidraulike, një blender, një makinë vakum dhe katër peshore precize.