I paaftë e rrugaç / Ja pse Vetingu shkarkoi gjyqtarin Avni Sejdi që sfidoi amerikanët për çështjen Duty Free, halldupi i Administratives bllokoi bashkinë që të çlironte varrezat e Sharrës nga ndërtimet pa leje, shante palët në gjyq, flasifikime e mashtrime

Krim & Korrupsion

Publikuar: 29/02/2024

I paaftë e rrugaç / Ja pse Vetingu shkarkoi gjyqtarin Avni Sejdi që sfidoi amerikanët për çështjen Duty Free, halldupi i Administratives bllokoi bashkinë që të çlironte varrezat e Sharrës nga ndërtimet pa leje, shante palët në gjyq, flasifikime e mashtrime

Më 19 janar të këtij viti, Komisioni i Vetingut shkarkoi nga detyra gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Avni Sejdi. Procesi i vetingut për gjyqtarin Sejdi u krye nga trupa e KPK, kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegun.

Në vendimin e shkarkimit thuhet se gjyqtari Sejdi nuk ka qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin, pasi nuk kishte vendosur në dispozicion dokumentet e kërkuara për hetimin pasuror.

Avni Sejdi njihet ndryshe edhe si gjyqtari skandalit ‘Duty Free’, objekt i dy raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit, por edhe për bllokimin e Bashkisë së Tiranës për çlirimin e varrezave të Sharrës nga ndërtimet pa leje.

Në vendimin e shkarkimit thuhet se gjyqtari Avni Sejdi ka mangësi profesionale, ka marrë vendime në konflikt intetesi, ka mangësi në arsyetim, nuk trajtonte plotësisht paditë gjyqësore, zvarrit çështjet, nuk argumentonte vendimet etj.

Si rrallë ndonjëherë, në vendimin e shkarkimit thuhet gjithashtu se Avni Sejdi shante dhe kërcënonte palët në gjyq. Fjalori rrugaçëror i gjyqtarit është konstatuar pasi janë dëgjuar disa CD me regjistrimet e seancave gjyqësore.

Gjithashtu, sipas KPK, gjyqtari Avni Sejdi nuk justifikon pasurinë, ka mashtruar me deklarimin e pasurisë, ka falsifikuar komtrata me qëllim mbulimin e pasurisë etj.

Çështja Duty Free

Ventingu i gjyqtarit Avni Sejdi për kriterin profesional reflekton edhe çështje Duty Free, një përplasje e ish gjyqtarit Gjin Gjonit dhe kompanisë amerikane ICDF, për menaxhimin e dyqaneve Duty Free në Aeroportin e Rinasit.

Në 11 shkurt 2020, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Tiranë, Avni Sejdi pranoi kërkesën e kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e ish gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për shfuqizimin  e vendimit të Ministrisë së Financave për t’i anuluar autorizimin për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, për të cilat kompania e Çaushit kishte humbur tenderin një vit më parë si dhe i kishte mbaruar kontrata me TIA që në datën 27 gusht 2019.

Me këtë vendim të gjyqtarit Sejdi, çifti Gjoni vijoi kontrollin e dyqaneve pa taksa në Rinas, edhe pse për këto dyqane tenderin e kishte fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e cila kishte lidhur edhe një kontratë me TIA që në korrik të 2019.

Vendimi tregoi fuqinë e ndikimit të çiftit Gjoni mbi drejtësinë dhe klimën e biznesit në Shqipëri. 

Vendimi sfidoi deklaratat e forta të ish ambasadores amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, e cila deklaroi se ‘Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla aplikohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi‘.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço tha në atë kohë se vendimi i gjykatës pro gruas së Gjin Gjonit duke rrëzuar kompaninë amerikane ishte një mesazh negativ për investitorët. Ai e cilëson si shembull shumë të keq këtë vendim.

Sapo u njohëm me vendimin e Gjykatës i cili ishte në fakt shumë zhgënjyes. Kemi një mesazh tepër negativ ndaj komunitetit të investitorëve të huaj. Në këtë rast nuk jam në gjendje të them kush janë hapat e ardhshëm të investitorit por është një shembull i keq dhe një mesazh shumë negativ që po i dërgojmë investitorëve por edhe klimës së investimeve. Nuk i di hapat që do ndjekë investitorët por arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar kryesisht, sigurisht edhe për njerëz të tjerë” tha ai.

Prapaskena ka mësuar se arsyetimi i këtyre vendimeve është bërë nga vetë Gjin Gjoni, i cili ua ka servirur Avni Sejdit dhe Mimoza Brahimi, bashkë me nga një çantë me eruo.

Nëse SPAK ka vullnet për të goditur të këtë aferë korruptive, të verifikojë pasuritë e fshehura dhe ato të deklaruara të Avni Sejdit, Gjin Gjonit dhe Mimoza Kajo Brahimit.

Pasuria e deklaruar e këtyre personazheve, që gjithsesi nuk justifikohet, është vetëm maja e aisbergut.

Në lojë edhe Mimoza Brahimi, e lidhur me krimin e oganizuar

Vendimin paraprak për çështjen Duty Free e mori Mimoza Kajo Brahimi, e cila nuk thirri në seancë palën e paditur TIA, por ka vendosur vetëm mbi pretendimet e kompanisë së Elona Çaushit.

Fillimisht çështjen e mori gjyqtari Arjan Aliaj, por avokatët e ADFD së Elona Çaushit nuk u paraqitën, duke i diktuar gjyqtarit pushimin e çështjes. Më pas, ADFD përsëri padinë dhe çështjen e mori në dorë gjyqtarja Mimoza Kajo Brahimi, e cila vendosi në favor të Çaushit. Pra, çifti Gjoni, për të kontrolluar dyqanet, vazhduan dy beteja paralele, një tek Aministrativja për licencën dhe një tek Gjykata e Tiranës për zgjatjen e kontratës me TIA, jashtë vullnetit të TIA.

Mimoza Kajo Brahimi ia mbathi nga drejtësia sapo Komisioni i Vetingut e thirri për t’u paraqitur në seancë dëgjimore për t’u njohur me rezultatet e hetimit. Sipas një raporti të shërbimeve informative, Mimoza Brahimi ishte e lidhur me krimin e organizuar.

Madje, sipas një raporti sekret, djali i gjyqtares, rezulton trafikant droge në Itali dhe i dënuar për plagosje të rëndë me dashje si dhe për armëmbajtje pa leje. 

Çfarë konstatoi Vetingu?

Komisioni i Vetingut ka analizuar këtë vendimarrje, duke konkluduar se Avni Sejdi ka mbajtur qëndrime kontradiktore, nuk ka analizuar provat e paraqitura në gjykim, se gjyqtari është i paqartë dhe se vendimi i tij nuk është i plotë.