U bënë disa javë që situata në Urdhërin e Psikologut vijon të jetë e komplikuar ligjërisht. Ndodhemi para një puçi institucional ku ish-presidentja Valbona Treska vijon të uzurpojë detyrën, e ndihmuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët janë përtej çdo afati ligjor për të riparuar gjendjen.
E vetmja rrugë që atyre u ka mbetur është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme për zgjedhjen e Presidentit te ri. Por Këshilli nuk po vepron.
Pavarësisht se që prej kohësh është në dijeni të të gjithë zhvillimeve të ndodhura në UP dhe ka detyrimin ligjor që t’u japë zgjidhje problematikave në UP, një heshtje varri ka mbërthyer këtë Këshill.
Përse vallë?
Çudia më e madhe është me përfaqësuesit e ministive të cilët qëndrojnë gojëkyçuar para kësaj gjendjeje. Ndërsa nga anëtarët e tjerë të Këshllit nuk pritet asgjë. Pavarësisht se mund të cilësohet si figuara të respektuara në fushën e tyre profesionale, në këtë rast ata cilësohet si bishta të ish-Presidentit.
Ata po mbrojnë me çdo kusht këtë të fundit duke mos lëshuar as tingullin më të vogël për situatën që ka kaluar UP.
Siç duket ish-Presidenti paskërka material të mirë se me çfarë mund t’i shantazhojë këta anëtarë.
Siç duket ajo po ju thotë ‘’po ika unë, dhe ju do zhyteni me mua’’.
Por për çfarë mund të shantazhohen këta anëtarë?
Për shembull, sekretrja e përgjithshme që është njëkohësisht dhe anëtare e Këshillit Kombëtar mban 2 poste brenda UP, që është një konflikt i pastër interesi.
Dhe për 4 orë punë që kryen në ditë, paguhet rreth 150.000 leke të të reja. Nuk është keq.
Përfaqësuesja e mimistrisë së Arsimit mban dy mandate, ajo është edhe e zgjedhur nga anëtarësia e psikologëve si anëtare këshilli dhe njëkohësisht edhe përfaqësuese e ministris së arsimit. Një shkelje shume e rëndë e ligjit.
Ndërsa pothuaj të gjithë anëtarët e UP kanë marrë të drejtën për të zhvilluar dhe kanë zhvilluar trajnime nga UP. Këto trajnime janë miratuar nga këshilli kombëtar i U.
Pra edhe këtu konflikti i interesit është i madh, pasi anëtarët e këshillit kanë votuar për të dhënë vendime për veten e vet, duke caktuar cmime të kripuara për këto trajnime të cilat kanë qenë tepër të larta për psikologët, pra me pak fjalë, anëtarët e këshillit i kanë bërë qoka njëri-tjetrit, duke shkaktuar dëm ekonomik përkundrejt psikologëve.
Në këtë mënyrë ata kanë krijuar një monopol trajnimesh, trajnime të cilat për më tepër kanë qenë të paligjshme. Ligji nuk i jep të drejtën UP që të zhillojë trajnimin vazhdues të psikologëve por vetëm licencimin si dhe hetimin disiplinor të anëtarëve të tij.
Në rastin konkret, Këshilli Kombëtar në shkelje flagrante të ligjit ka miratuar ngritjen e Komisionit të Edukimit në Vazhdim dhe më pas rregulloren e edukimit në vazhdim, nëpërmjet të cilave UP ka marrë kompetenca të cilat nuk përfshihen në funksionet e tij ligjore, funksione të cilat akte të tjera normative ja kanë njohur një organi tjetër.
Edukimi në vazhdim, ashtu si për çdo urdhër tjetër profesional nuk është në funksion të urdhërave profesional por të një organi tjetër, konkretisht të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetsor dhe Shoqëror (ASCK). Nëpërmjet krijimit të këtij komisioni si dhe miratimit të rregullores së edukimit në vazhdim, UP ka marrë kompetencat e ASCK si dhe ka dublikuar normat dhe rregullat në ligjin nr.121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë” dhe në në VKM nr.624/2020.
Kjo vërtetohet edhe nga përgjigjet që Ministria e Drejtësisë, bashkëqeverisja dhe vetë ASCK, të cilët e theksojnë e zezë mbi të bardhë që UP jo vetëm që nuk ka të drejtë të kryejë trajnime lidhur me edukimin në vazhdim po edhe nëse do të donte të zhvillonte ndonjë trajnim me kredite lidhur me edukimin në vazhdim duhet të akreditohet te ASCK.
Pra, Up jo vetëm që ju ka shkaktuar dëm ekonomik, profesinal dhe moral psikologëve, por i ka shkaktuar dëm ekonomik edhe vetë shtetit, pasi për cdo kredit UP ka përfituar 200 lekë të reja, para të cilat duhet të shkonin në buxhetin e ASCK.
Në fillim u krijua ideja që psikologët u zemëruan pasi UP rriti tarifat.
Por në fakt zemërimi më i madh është për faktin që psikologët për një kohë të gjatë u mashtruan dhe u vodhën nga një institucion i cili duhet t’i mbronte ata.
UP u kthye në një institucion financiar ku mbizotëron makutëria. Parimi ishte të fitojmë të ardhura me cdo kusht. Ky ka qenë dhe lajtmotivi i ish-Presidentit në cdo takim që zhvillonte me anëtarësinë. Urdhri ka nevojë për para-shprehej ish-Presidentja në cdo takim apo është rrituar cmimi i letrës.
Por çfarë parashikon projekt-buxheti i 2024 i UP?
UP parashikon të shpenzojë 790.000 lekë për materiale zyre dhe të përgjithshme, kryesisht kancelari. 450.000 për mirëmbajtjen e Web, duket shumë po ta krahasosh p.sh me Autoritetin e konkurrences që ka paguar 149,000 leke per ketë zë në 2023. 350.000 lekë për sherbime transporti ku 200.000 lekë për karburant dhe vaj (UP nuk ka automjet). 1.000.000 lekë për qiramarrje. Atëherë mere zyrën në një vend tjetër ku paguhet më pak. 3.500.000 lekë për honorare. T’i shpërndajmë lekë njëri =tjetrit.
Buxheti vjetor i UP për 2024 është 20.000.000 lekë dhe 50% e këtij buxheti shkon për paga të drejtuesve dhe administratës. Pra sic shihet makutëria e UP nuk ka fund. UP kërkon të vjelë lekë për t’i bërë rrush e kumbulla, për t’i shpërdoruar, për t’i futur në xhepa, me anë të këqpërdorimit nga drejtuesit e tij.
Po ku i çon paratë Valbona Treska?
Çfarë e lidh me Bledar Fejzon?
A ka edhe histori të tjera brenda mureve të Urdhërit të Psikologut, përpos pazareve, vjedhjeve, uzurpimeve dhe shantazheve? Vijon…