Dhoma e Biznesit të Disaporës, duhet të ishte model transpatence, përfaqësuese e vlerave kombëtare dhe e interesave të investitorëve të Diasporës, që duan të investojnë në Shqipëri, por është një zgagellë pazaresh, klientelizmi, aferash korruptive, interesash personale dhe klanore, marifetesh dhe zhvatjesh, paligjshmërie e luksi.
Ardian Lekaj është kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës. Ky personazh nuk ka asnjë lidhje me Diasporën, përpos interesave të tij private, disa punëve të dyshimta në Holandë dhe ndonjë ndërtimi pa leje në Pogradec.

Elisabeta Katiaj është nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Disaporës, pa asnjë lidhje me Diasporën, por pjesë e linjës së interesave të kryetarit, Ardian Lekaj.

Katiaj është e njohur për makinacionin në 13 qershor 2019, kur u katapultua në krye të Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, por që u shkarkua disa ditë më pas.
Prapaskena mëson se Elisabeta Katiajt i është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe. Deri kur Tigri i jorrupsionit u godit në korrik të vitit 2023, Elisabeta Katiaj prezantohej si dora e besuar e Arben Ahmetajt.

Minoritarja greke Artemis Malo, lidhje e fortë e Bledi Çuçit, është zëvëndësministre e Jashtme. Zonja Mali ka marrë në dorë punët e Diasporës bashkë me Elisabeta Katiajn dhe Ardian Lekajn.
Theodhora Dralo është e bija e Artemis Malo, pjesë e call centrave, biznes të cilin e ka kaluar në emrin e Enea Balla dhe Albert Toshkollari, me zyra qëndrore te Rruga Ibrahim Rugova” Hyrja 1, Apartamenti 12, Kati 7, Tiranë.

Zakonisht, celulat call-center fshihen nëpër skuta, por në nëntor të vitit të kaluar, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në kuadër të Samitit të tretë të Diasporës, organizoi panelin “Rini pa kufij”, ku prezantoi si model frymëzimi pikërisht pronaren e re të call-centrave Theodhora Dralo, e cila kishte studiuar në Qipro, por që ishte kthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e saj, duke ecur në gjurmët e Amant Josifit.
“Kam zgjedhur që në panel të kem të rinj që janë larguar e kthyer në Shqipëri për të frymëzuar të rinjtë shqiptarë për të kontribuar në vendin e tyre”, tha ministrja Muzhaqi.
Që Theodhora Dralo të mos binte në sy si e bija e zëvëndësministres së Jashtme, u prezantua me emrin Theodhora Dhoska. Zonjusha nuk u shfaq rastësisht në këtë aktivitet të Samitit të Diasporës.
Duket e çuditshme se si Muzhaqi ka harruar pa promovuar si model suksesi edhe Aineas Mallios, dajën e Theodhorës, i cili jeton në Suedi, por që bën ca punë të dyshimta në Belgjikë.
Po çfarë lidhje kanë zëvëndësministra e Jashtme, Artemis Malo dhe e bija që merret me call centra, me Dhomën e Biznesit të Disaporës?
Lidhja qëndron tek paratë. Lidhja qëndron tek interesat, qarkullimi i parave publike dhe vizatimi i këtyre interesave në legjislacion.
Prej dy vitesh, paratë Diasporën kanalizohen tek Dhoma e Biznesit të Disaporës, duke u ndarë dhe avulluar në xhepat e një çete të mbyllur.
Kemi një miksim të Dhomës së Biznesit të Diasporës, që është një OJF, me Agjencinë Kombetare të Diasporës, Fondin e Zhvillimit të Diasporës, Qendrën e Botimit të Diasporës dhe Qendrën e Studimeve për Arbëreshët, organe këto publike, në varësi të Ministrisë së Jashtme.
Personazhi kyç i këtij miksimi me natyrë korruptive është Artemis Malo. Kjo skemë tashmë po tentohet të legalizohet dhe të kthehet në ligj, për të kanalizuar fondet publike te Dhoma Kombëtare e Diasporës.
Drafti po shkruhet pikërisht nga Artemis Malo dhe Elisabeta Katiaj, sipas direktivave të ‘oligatorit’ Ardian Lekaj.
Rrethana faktike
Pas zgjedhjeve parlamentare 2021, u shkri Ministria e Diasporës që drejtohej nga Pandeli Majko, funksionet e të cilës i kaluan Ministrisë së Jashtme.
Në mars 2023, me propozim të MPJ, qeveria shkriu Agjencinë Kombëtare të Diasporës, me argumentin se Ministria e Jashtme i ka të gjithë mekanizmat për të kryer detyrimet dhe objektivat e saj.
Por, kjo agjensi do të funksiononte deri kur të funksiononte deri në krijimin/organizimin e institucionit/strukturës përkatëse përgjegjëse për kryerjen e funksioneve për Diasporën.
Pas këtyre vendimeve, është ngritur një grup pune për të reflektuar dhe këto zhvillime në ligj.
Është ngritur një grup pune për hartimin e draftit për organizimin dhe funksionimin e organeve për diasporën tashmë si pjesë e Ministrisë së Jashtme.
Grupi i punës drejtohet pikërisht nga zv ministrja e Jashtme, Artemis Malo, e cila ka shtetësi greke.
Malo ka futur në grupin e punës nënkryetaren e Dhomës së Kombëtare të Diasporës, Elisabetë Katia.
Prapaskena ka parë draftin, në të cilin është futur Dhoma Kombëtare e Diasporës, e cila do marrë kompetenca ekzekutive si dhe do qarkullojë para publike gjoja në funksion të Diasporës
Ardian Lekaj, Katiaj dhe Malo kanë futur në draf Dhomën e Diasporës si vetmi institucion, tashmë publik, që mund të merret me cështje ekonomike. Nga një OJG, Dhoma e Diasporës, kthehet në organ publik që menaxhon para.
Disa funksione, Dhoma e Diasporës ka nisur t’i ushtrojë pa u miratuar ligji. Lekaj dhe Katiaj kanë bërë një portal, për regjistrimin e profesionistëve të diasporës.
Ka qenë projekt i Agjencisë së Diasporës për të krijuar një platformë me rrjete profesionistësh të ndryshëm, me studentë, mësues, inxhinierë, sipërmarrës etj., të Diasporës.
Paralelisht, Malo u ka kërkuar ambasadave që të sjellin listën e profesionistëve, duke përdorur funksionin publik për OJF-në e Ardian Lekës dhe Elisabeta Katiajt.
Skandali me Këshillin Kordinues të Diasporës
Një aferë më vete është zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kordinues të Diasporës.
Anëtarët janë diktuar nga Artemis Malo jashtë kritereve dhe në kundërshtim flagrant me ligjin për diasporën dhe VKM numër 340 të vitit 2018. Ata janë thjeshtë qoka të Artemis Malo dhe disa ambasadorëve të fjetur.

Përpos të tjerave, VKM-ja parashikon që anëtari i Këshillit Kordinues të Diasporës duhet të jetë i spilatur në fushën arsimit, shkencës, teknologjisë, kulturës, sportit apo biznesit.
Pika 8 e VKM-së parashikon që propozimeg duhet të shoqërohen me jetëshkrime dhe dokumente, kualifikime dhe vlerësime.
Po çfarë ka ndodhur? Disa anëtarë të Këshillit Kordinues të Diasporës nuk kanë as CV.
Ata janë paracaktuar në bazë pazaresh, lidhjet dhe interesash të errëta. Disa janë anonimë, ndërsa disa të tjerë me të shkuar të dyshimtë.
Njëra prej tyre është gazetare e kapterr Fanes, ndërsa një tjetër është skeduar për mashtrim dhe falsifikime.
Një tjetër shfaqet duke bërë pazare dhe folur me një fjalor rrugaçëror për ambasadorin në Greqi.
Shumica nuk shfaqin as emrin dhe as fytyrën pasi mund t’u dalin dosjet.
Por, një punë e bëjnë: Bëjnë rrush e kumbulla paratë publike, për udhëtime, akomodime nëpër hotele me 5 yje, konferenca dhe të ashtuquajtura samite me pjesëmarrë nga administrata publike!