Zbulohen vrasësit / Kasandër Noga pagoi për të vrarë Geron Musabelliun me 2 nipat, autorët ngatërruan objektiv, qëlluan Erion Çelën, kush është killeri Kevin Suçi

Kryesore

Publikuar: 24/02/2024

Zbulohen vrasësit / Kasandër Noga pagoi për të vrarë Geron Musabelliun me 2 nipat, autorët ngatërruan objektiv, qëlluan Erion Çelën, kush është killeri Kevin Suçi

Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj ka zbardhur detaje për një ngjarje të rëndë kriminale, ndodhur dy vite më parë në “Don Bosko”.

Vocaj ka bërë me dije se është zbardhur vrasja e Erion Çelës dhe plagosja e 4 të tjerëve.Sipas policisë, Kasandër Noga dhe Kevin Suçi paguan për vrasjen e shtetasit G.H i cili ishte objektivi i atentatit.

Megjithatë, sipas policisë autorët ngatërruan objektiv.

“Kasandër Noga dhe Kevin Suçi kanë paguar për vrasjen e një shtetasi, shkak hasmëria. Autorët kanë ngatërruar objekti”, tha Vocaj.

Kush është Kevin Suçi?

Kevin Suçi 24 vjeç është ‘killeri’ i besuar i Kasandër Nogës, i cili porositi dy atentate në vendin tonë.

Kevin Suçi për ta ndihmuar në vrasje ka paguar edhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si dhe Ilirjan Feçin.

Kevin Suçi në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën. Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Suçit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të vitit 2022.