Skema / Entela Çano ‘bolla e korrupsionit’ e Salillarit dhe Vis Berberit me tenderat e rrugëve, ja si biondja certifikon punimet fiktive të oligarkëve, pjesë e paketës së çdo pazari për vjedhjet e mëdha

Investigim

Publikuar: 23/02/2024

Skema / Entela Çano ‘bolla e korrupsionit’ e Salillarit dhe Vis Berberit me tenderat e rrugëve, ja si biondja certifikon punimet fiktive të oligarkëve, pjesë e paketës së çdo pazari për vjedhjet e mëdha

Prapaskena raportoi dy ditë më parë se një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit, zbarkoi për kontroll në shtëpinë e kreut të ARRSH, Evis Berberi, i cili dyshohet si zbatuesi i një skeme të frikshme korrupsioni me tendera.

Skuadra e BKH-së ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa të tjera, të të afërmve të Evis Berberit, pas dyshimeve se kreu i Rrugëve mund të ketë fshehur paratë e korrupsionit me tenderar e rrugëve.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar dhjetëra mijëra euro, telefona dhe dokumente. Evis Berberi po hetohet nga SPAK për një skemë pastrimi parash dhe korrupsioni me ish ortakun e tij, Valter Begaj, skemë e cila është denoncuar nga Prapaskena vitin e kaluar, me fakte dhe prova konkrete.

Por, kreu i ARRSH po hetohet edhe për disa episode të dyshuara korrupsioni me tenderat e rrugëve, në bashkëpunim me disa oligarkë.

Si në çdo veprimtari kriminale, edhe në këtë skemë vjedhje të parave publike, ka një personazh kyç.

Dhe ky personazh është Entela Çano, ‘bolla e korrupsionit’ me tenderat e rrugëve, dora e besuar e oligarkut Pëllumb Salillari dhe drejtorit të ARRSH, Evis Berberi.

Entela Çano është administratore dhe pronare e vetme e kompanisë A & E engeniering, me objekt mbikqyrje dhe kolaudim. Jo rastësisht, Entela Çano është shqetësuar kur ka mësuar se BKH po kontrollonte shtëpinë e Evis Berberit dhe se SPAK po heton aferat e dyshuara me tenderat e rrugëve.

Ditët e fundit, Entela Çano ka nisur të bëjë lëvizje që tregojnë panik, po u ndryshon vendin parave të pista, pastron terrenin nga provat si dhe po interesohet nëse është nën hetim nga SPAK.

Si funksionon skema e vjedhjes së parave publike?

Në 20 qershor 2022, Vis Berberi i jep oligarkut Pëllumb Salillari tenderin 14 milionë euro për ‘mirëmbajtje me performance e akseve kryesore të Rajonit Jugor’, loti 4. Oferta fituese është sa fondi limit. Nga ky tender besohet se janë vjedhur dhe ndarë rreth 10 milionë euro, pasi mirëmbajtje, konsulenca etj., janë shërbime pa shumë kosto, ku vetëm bëhen letrat dhe ndahen paratë.

Tenderi është paracaktuar. Gara është si një film që përsëritet.

Në 30 qershor 2022, Vis Berberi i shpall pikërisht kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të Salillarit. A është rastësi zgjedhja e Entela Çanos për të mbikqyrur punimet e Salillarit? Përgjigjen e japin faktet.

Episodi 2

Në 30 qershor 2022, Vis Berberi i jep oligarkut Pëllumb Salillari tenderin 14 milionë euro për ‘mirëmbajtje me performance e akseve kryesore të Rajonit Jugor’, kontrata D. Oferta fituese është sa fondi limit. Edhe nga ky tender besohet se janë vjedhur dhe ndarë rreth 10 milionë euro.

Po atë ditë, në 30 qershor 2022, Vis Berberi i shpall pikërisht kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të Salillarit. Entela Çano nuk shfaqet rastësisht në këtë pazar. Zonja është e besuara e Salillarit.

Episodi 3

Në 7 dhjetor 2023, Vis Berberi i jep me pazar në tavolinë kompanisë A.N.K të Agim Kolës tenderin me vlerë 20 milionë euro për zgjerimiin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë (Faza IV). (Pronari real i A.N.K është ish deputeti i PS Ndue Kola).

Në të njëjtën ditë, Berberi dikton kompaninë A & E Engineering të Entela Çanos për të mbikqyrur punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë.

Entela Çano është paracaktuar për të mbikqyrur punimet nga Berberi dhe A.N.K që në momentin kur A.N.K është paravendosur që do të fitonte tenderin, në këmbim të tarifës së dyshuar të korrupsionit, e cila shkon deri në 20 % të vlerës së tenderit.

Kur Agim Kola ka arritur pazarin për të marrë tenderin, pjesë e këtij pazarit është edhe Entela Çano, e cila duhet të shpallej fituese e tenderit për të mbikqyrur punimet. Dhe ashtu ka ndodhur. Pra, Entela Çano është pjesë e paketës.

Episodi 4

Në 8 gusht 2020, ish kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, shpalli kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e parë e rrugës Korçë-Ersekë, me vlerë tenderi 23.5 milionë euro.

Në 15 tetor 2020, Ergys Verdho shpall kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë pjesa e parë.

Episodi 5

Më 4 prill 2022, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, shpall sërish kompaninë A.N.K të Agim Kolës, fituese të lotit të dytë, pjesa e dytë e rrugës Korçë-Ersekë, me vlerë 21 milionë euro.

Në 18 maj 2022, kreu i ARRSH, Elvis Berberi, shpall pikërisht kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, fituese të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë, pjesa e dytë.

Rruga e re Korçë-Ersekë, me gjatësi 35 kilometra, që pritej të inaugurohej që në qershor të vitit të shkuar dhe që ka gllabëruat deri më tani 65 milionë euro, ka nisur të shembet. SPAK ka nisur hetimet. Altin Dumani ka nis një grup të BKH-së në terren. Një pjesë e rrugës së shembur është certifikuar nga Entela Çano dhe është marrë në dorëzim nga ARRSH.

Episodi 6

Rrok Gjoka ka fituar me pazar në tavolinë tenderin me vlerë rreth 18 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Skërficës ose loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë.

Për të mbikqyrur punimet, ARRSH dhe Gjoka kanë diktuar Entela Çanon, e cila me kompaninë e saj certifikon punime të pakryera, deformime dhe punime jo cilësore, pra Çano certifikon mashtrimin me zbatimin e kontratës dhe praktikisht vjedhjen e fondeve publike.

Referuam vetëm disa episode. Entela Çano vizatohet si një hajdute me pagesë e oligarkëve, ARRSH, FSHZH, bashkive dhe institucioneve të tjera publike ku marrin tendera oligarkët.

Arsyeja është shumë e thjeshtë. Paratë publike nuk mund të vidhen pa bashkëpunimin e mbikqyrësit të punimeve, i cili duhet të certifikojë punime të pakryera dhe jo cilësore, devijime, mashtrime, falsifikime etj. Vijon…