Ka frikë nga burgu, gjykata pranon kërkesën për të vizituar Erzen Breçanin nga një mjek. Krushku i Bolit të kokainës manovra për të dalë nga bugu

Kryesore

Publikuar: 23/02/2024

Ka frikë nga burgu, gjykata pranon kërkesën për të vizituar Erzen Breçanin nga një mjek. Krushku i Bolit të kokainës manovra për të dalë nga bugu

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të Erzen Breçanit, për të përcaktuar një ekspert mjeko-ligjor, i cili do të japë një verdikt mbi gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.

Ky i fundit, pas qëndrimit në qeli, pretendon se ka shfaqur probleme me zemrën për shkak të ambientit të mbyllur. Sipas avokatëve, Breçani vuan nga klaustrofobia, gjë e cila mund t’i rrezikojë jetën.

Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars ekspertëve mjeko-ligjorë për të vlerësuar gjendjen e Breçanit.

Ish-drejtori i policisë në kohë të qeverisjes së Berishës, Erzen Breçani akuzohet bashkë me djalin e tij për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash.

Emri i tij doli në pah pas “zbërthimit” të komunikimeve mes anëtarësh kriminal në aplikacionin SKYECC.