Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi e cilësoi protestën e Rithemelimit si të vogël duke u shprehur se nuk pranonte të bëhej pjesë e një organizimi të tillë.
“Protesta ishte kundër Edi Ramës. Ajo thirrja “o sot o kurrë” si duhet përkthyer? Berisha ka filluar gënjen demokratët në mënyrë sistematike duke u thënë hajde të mblidhemi se do bëjmë namin.
Sesi do rrëzohet Edi Rama me një protestë, nuk e kuptoj si mund të ndodhë. Është pyetje për ata njerëz.
Mund të quhet protestë e madhe duke parë derexhenë ku kishte rënë opozitë.
Por në kushte normale kjo është protestë e vogël. Nuk mund të bëhem unë lolo e të shkoj kur më thërret Gazment Bardhi në protestë”- tha Elezi.