Vrasja e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva refuzon të bashkëpunojë me drejtësinë

Aktualitet

Publikuar: 17/02/2024

Vrasja e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva refuzon të bashkëpunojë me drejtësinë

I ekstraduar në Shqipëri nga Maroku, portugezi Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka refuzuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Paraditen e 17-janarit, 28-vjeçari u mor në pyetje për rreth dy orë në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, në prani dhe të dy prokuroreve të çështjes Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj.

Gjatë bisedës me portugezin përfaqësuesit e organit të akuzës, mësohet t’i kenë ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, por Ruben Saraiva ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë të Shëngjinit.