Altin Çoku/ Nuk kam frikë nga burgu dal se kam letrën si i sëmurë mendor

Kryesore

Publikuar: 12/02/2024

Altin Çoku/ Nuk kam frikë nga burgu dal se kam letrën si i sëmurë mendor

Sibora Abedini, 27-vjeçe, banuese në Kamëz i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

Shkak për ndërmarrjen e aktit ekstrem është publikimi i një fotoje të saj intime në Tik Tok me personazhin e Tik Tok, Altin Çoku.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si personi i dyshuar se shpërndau foton në rrjete sociale.

Sipas nenit 99 të Kodit Penal: “Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në varësi apo nga personi me të cilin ka marrëdhënie familjare ose bashkëjetese, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”.

Por çfarë ka thënë Altin Çoku në Tik Tok për burgun?

Në një video në Tik Tok ai shprehet se edhe pse është dënuar disa herë ai nuk ka frikë nga burgu, sepse ai ka letër si i sëmurë mendor. Altin Çoku shprehet që tre ditë mund të rri në burg. Më poshtë shikoni videon e tij:

Rastet e tjera të shantazhit nga Altin Çoku

Ai dyshohet se ka shantazhuar një vajzë tjetër në Laç, duke e kërcënuar se do t’i publikonte fotot intime.

Në vitin 2009 ai është arrestuar pasi kërcënoi gocën e tezes se do t’i vriste të vëllanë nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Sakaq, 27-vjeçarja e cila u vetëvra këtë të hënë, dyshohet se i ka kërkuar ta heqë foton, por Çoku ka pretenduar se nuk ishte ai që e kishte shpërndarë dhe që kishte krijuar profilet false.

Gjithashtu mësohet se Altin Çoku kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërsa tregonte herë pas here në videot e tij, që të njëjtën gjë e ka bërë edhe me vajza të tjera. Hetimet për zbardhjen e plotë sesi ka ndodhur ngjarja vijojnë ende.