Misteri i shkarkimit të kreu të Gardës Gramos Sako. Doli në Sky apo po hetohet për 200 milionë euro tendera përmes vëllait?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 06/02/2024

Misteri i shkarkimit të kreu të Gardës Gramos Sako. Doli në Sky apo po hetohet për 200 milionë euro tendera përmes vëllait?

Mbeten mister arsyet reale të shkarkimit të kamufluar me dorëheqje të kryetarit të Gardës së Republikës, Gamos Sako, pas 11 viteve në krye të institucionit të garanton sigurinë e zyrarëve të lartë, banesave të tyre dhe të institucioneve kryesore të shtetit.

Në media u raportua për një dorëheqje të Gramos Sakos pas 11 vitesh në krye të gardës, por prej disa javësh përflitej për një shkarkim të Sakos, me aprovimin e Edi Ramës.

Ka gjasa që Sakos i është kërkuar të japë dorëheqjen ndryshe do shkarkohej.

Po pse u largua Gramos Sakos nga drejtimi i Gardës së Republikës?

Ka tre versione.

Së pari, koha e gjatë prej 11 vitesh në krye të Gardës së Republikës.

Së dyti, kreu i gardës mund të ketë dalë në përgjimet e aplikacionit Sky, dosje e cila po hetohet intensivisht nga SPAK–ut.

Së treti, një hetim i mundësh i SPAK-ut për korrupsionin me tendera.

Që pas emërimit të Gramos Sakos në krye të Gardës së Republikës, kompania 2 T, me bashkëpronar Artan Sakon, vëllanë e Gramoz Sakos, ka marrë rreth 200 milionë euro para publike me tendera të dyshimtë.

Një pjesë e parave publike, pasi kanë kaluar te kompanis 2T, kanë kaluar tek bashkëshortja e Gramos Sakos.

Vetëm në një rast, kompania 2T i ka kaluar gruas dentiste të Gramos Sakos një shumë 63 mijë euro, në formë borxhi.

Vetingu në polici konstatoi se kreu i Gardës, Gramos Sako, kishte fshehur pasurinë, se kishte punësuar mbesën e tij si juriste dhe se po përlante paratë publike me tendera, me kompaninë në emër të të vëllait. Megjithatë, Sako u konfirmua në detyrë, duke zhbërë kështu procesin e Vetingut në Polici, i cili u braktis nga ndërkombëtarët.