Pse është harruar në “Vetting” gjyqtarja matrapaze e Korçës, Luljeta Kolonja!? Kush po e mbron?

Kryesore

Publikuar: 30/01/2024

Pse është harruar në “Vetting” gjyqtarja matrapaze e Korçës, Luljeta Kolonja!? Kush po e mbron?

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është mbushur me gjyqtarë matrapazë, të cilët fatkeqësisht s’kanë njohuritë e duhura profesionale dhe intelektuale, për të zgjidhur çështjet drejt dhe sipas ligjit procedurial.

Gjyqtarë matrapazë që punojnë si kur të ishte dita e fundit në punë, dhe që janë të bindur se do largohen nga posti që gëzojnë, vijojnë të punojnë me parullën “Kap Ça të Kapin”, duke mos pyetur në asnjë moment mbi pasojat që lenë pas.

Parulla “KÇK”, ka depërtuar dhe tek gjyqtarja e Korçës, Luljeta Kolonja, e cila për disa vite me radhë është kthyer në makthin e qytetarëve në Pogradec, pasi ka qëndruar në krye të kësaj gjykate për disa vite me radhë.

Dëshmitë dhe faktet për përfshirjen e Luljeta Kolonjës në veprimtari korruptive dhe fshehje pasurie do vijnë në raportime të tjera në ditët në vijim.

Por përmes veprimeve korruptive dhe lidhjeve të saj në Tiranë, gjyqtarja Luljeta Kolonja, ka mundur të shtyjë kohën e përballjes me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (Vetting).

KPK-ja, ka harruar të lançojë një seancë dëgjimi për këtë gjyqtare duke e lënë të abuzojë me detyrën e saj, jo vetëm në gjykatën e Pogradecit, por dhe në atë të Korçës.

Gjyqtarja ka drejtuar për disa vite me radhë gjykatën e Pogradecit dhe sipas ligjit ajo duhet të ishte futur në shqyrtim nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Çdo titullar gjykate apo qoftë dhe drejtuesit e prokurorive, janë marë në shqyrtim me procedurë të përshpejtuar, duke u përballur me komisionin e “Vettingut” në tre kriteret: atë profesional, integritetit dhe pasuror.

Luljeta Kolonja, është e fundit drejtuese në sistemin e gjyqësorit që nuk ka dalë në “vetting”.

Të gjithë drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive në vend, i janë nështruar hinkës së vettingut, ndërsa Kolonja e Pogradecit vijon të qëndrojë në rradhët e gjyqësorit duke bërë dëme të parikuperueshme.

Një rast unikal në gjyqësor, ku procesi i vettingut ka ecur me hapin e breshkës, edhe pse është në tejkalim të afateve.

Luljeta Kolonja, prej më shumë se 1 viti nuk ka zbardhur vendimet e ndërmarra në Gjykatën e Pogradecit. Kjo gjyqtare ka harruar të japi drejtësi në Pogradec.

Ndërsa tashmë me kalimin e saj në Korçë, dosjet e pazbardhura po bëhen kapicë dhe në Korçë.

Lidhjet e saj me sferën politike të Pogradecit, sferën kriminale të këtij qyteti dhe atë të biznesit, nuk do e shpëtojnë dot nga “gijotina” e Vettingut.

Në ditët në vijim, do publikojmë fakte dhe prova konkrete për gjyqtaren Luljeta Kolonja, duke vijuar me vendimet e pazbardhura, veprimet klienteliste korruptive, lidhjet e saj me pushtetin në Pogradec dhe qokat juridike për eksponentët kriminale në këtë zonë.