Në derën e zyrës së noterisë në pronësi të Esmeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit (30 janar), në rrugën ‘Perlat Rexhepi’ dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
Nga shpërthimi janë dëmtuar një bizneset ngjitur dhe një makinë. Burime bëjnë me dije se noterja ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me njeri.
Dyshimet e hetuesve janë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të detyrës.
Ende nuk dihen autorët e vendosjes së tritolit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
‘Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Avokatja deklaroi para grupit hetimor se nuk kishte probleme me askënd dhe nuk e dinte se kush mund të jetë autori
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.’- njofton policia.