Kuçova në zgjedhje të parakohshme, GJKKO dënon me burg kryebashkiakun Kreshnik Hajdari

Aktualitet

Publikuar: 25/01/2024

Kuçova në zgjedhje të parakohshme, GJKKO dënon me burg kryebashkiakun Kreshnik Hajdari

Kuçova duket se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kjo pasi GJKKO ka dënuar me burg kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, i cili nuk deklaroi dënimin në Greqi.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme vendosi ta dënojë me gjykim të shkurtuar Kreshnik Hajdari, të cilit do i konvertohen në 150 orë pune në komunitet.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 15 nëntor 2023, për akuzën e “Falsifikimit të Vulave, Stampave Ose Formularëve” kryer në bashkëpunim.

Vetë kryebashkiaku refuzoi të ketë falsifikuar dokumentet apo të ketë gënjyer në formularin e dekriminalizmit, një proces që bëhet për çdo kandidat përpara garimit në zgjedhje.

Hetimet për kreun e bashkisë së Kuçovës nisën pasi koalicioni “Bashkë Fitojmë” i bëri të ditur Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve se Hajdari kishte fshehur një dënim të formës së prerë në shtetin grek për “Kalim të Paligjshëm të Kufirit”, gjë të cilën ai e nuk e kishte treguar në formularin e dekriminalizimit.

Komisioni kërkoi ndihmën e organeve të drejtësisë, të cilat morën konfirmin nga pala greke për dënimin e Hajdarit. Pas kësaj. SPAK çeli hetimet, të cilat u mbyllën më 15 nëntor.

Ndërsa një ditë para mbylljes së hetimeve, më 14 nëntor 2023, Ilirjan Celibashi. kreu i KQZ, vendosi që Kreshnik Hajdari të mos shkarkohet nga detyra për shkak se vepra e kryer nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.