Nga kontrolli i policisë për të gjetur Eljon Haton, i shpallur në kërkim për dosjen “Metamorfoza”, duket se ka shkuar keq, për shkak se ka përfunduar vetëm me vrasjen e qenve në banesën e të vëllait të tij.Shtëpia ku u bë kontrolli është e vëllait të
Eljon Hatos, shtetasit Elkier Hato. Ky i fundit akuzon shefin e komisariatit të Policisë së Shkodrës, si i paguar nga grupe kriminale për të dëmtuar familjen Hato.
39-vjeçari Elkier Hato thotë se efektivët kanë zhvilluar një kontroll të dhunshëm në banesë si asnjëherë më parë dhe sipas tij pa mandat kontrolli ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri ndaj qenve në oborrin e shtëpisë në të cilën nuk ndodhej askush.
Siç shihet dhe nga pamjet, gjurmët e gjakut janë kudo një banesë, për shkak se njëri prej qenve të plagosur ka tentuar që të fshihet në pjesën e brendshme të shtëpisë.
Në operacionin e ndërmarrë mbrëmjen e së dielës, kanë marrë pjesë rreth 50 efektivë policie. Në video shihen dhe punonjësit e policisë, FNSH dhe RENEA-s të cilët kanë hyrë për kontrolle nga muri i banesës së familjes Hato, e cila duhet thënë që është e fortifikuar.
Eljon Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person.
I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol” ku u vra Fabiol Gaxha.