Nëse SPAK ka si qëllim të vërtetë të realizoj drejtësi duhet të hetoj rastet korruptive në sistemin e drejtësisë dhe një ndër rastet më flagrante është dhe rasti i gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj.
Sinanaj e ka kthyer gjykatën e Vlorës në një shoqëri tregtare dhe e ka vendosur kasën te dera e saj duke kryer me qindar raste korruptive. Padyshim në këtë krim janë të përfshirë dhe institucionet e shtetit si “ILDKPI”, Veting etj., të cilët e kanë favorizuar gjyqtarin Sinanaj.
Gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj, ka shumë probleme përsa i përket deklarimit të pasurisë pranë ILDKLPI-së, por ai është i përfshirë në shumë raste korruptive të cilat ai i kryente me avokatë të cilëve ju kishte dhënë me qira ambientet, e një godine rreth 600 m2 përball gjykatës.
Sinanaj ka gjykuar me mijëra çështje në shkelje të ligjit dhe në konflikt të hapur interesi të cilat nuk kanë marrë zgjidhje ligjore por korruptive, pasi gjyqtari nuk ka dhënë drejtësi por ka favorizuar avokatët me të cilët kishte marrëdhënie financiare.
Një ndër rastet që gjyqtari ka qenë i përfshirë në korrupsion ka qenë dhe rasti penal, me kërkues Prokuroria Vlorë dhe të pandehur ish drejtorin e ASHK-Vlorë Ardian Musta, Helidon Gjikoka etj., këta shtetas kanë qenë të akuzuar për vjedhjen e një hoteli në Dhërmi, çështje e cila po gjykohej nga gjyqtari i korruptuar Hektor Sinanaj.
Të pandehurin Ardian Musta e përfaqësonte avokati Fredi Xhoshi i cili njihet dhe si mik i punëve të pista të gjyqtarit Sinanaj dhe njëkohësisht me këtë avokat Gjyqtari Sinanaj ka dhe marrëdhënie financiare për shkak të godinës pa leje që gjyqtari e përdor si çerdhe korrupsioni.
Gjyqtari Sinanaj në këmbim të parave i ka shtyrë seancën të pandehurit Ardian Musta rreth 11 muaj pa zhvilluar asnjë seancë. Kjo provohet me dokumentet të cilat po publikojmë, njëkohësisht në video duket dhe avokati Xhoshi duke zbritur nga zyrat e Gjyqtar Sinanaj.
Pyetja që lind normal është, nëse do ta hetoj SPAK këtë aferë dhe a do ta arrestojnë gjyqtarin matrapaz dhe AV. Fredi XHOSHI?