Dhunohen barbarisht nga një grup personash 3 shqiptarë në Mal të Zi! Autorët të veshur me rroba ushtarake

Aktualitet

Publikuar: 06/01/2024

Dhunohen barbarisht nga një grup personash 3 shqiptarë në Mal të Zi! Autorët të veshur me rroba ushtarake

MALI I ZI – Tre të rinj shqiptarë, që ishin nisur për në Gjermani, janë dhunuar në mënyrë mizore në Malin e Zi. Sapo kanë dalë nga trageti në afërsi të qytetit të Herzeg Novit, shqiptarët raportohet se janë dhunuar nga 8 civilë të veshur si ushtarakë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë rreth orës 13:30 minuta, teksa të rinjtë janë masakruar me grushte e shkelme nga persona, që ende nuk janë identifikuar. Njëri nga shqiptarët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr mjekim pranë një spitali në Malin e Zi. Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me autorët. Grupi i personave i kanë nxjerrë nga makina dhe më pas i kanë dhunuar. Nuk dihet nacionaliteti i autorëve, por dyshohet se janë serbë, që kanë dëgjuar të rinjtë duke folur shqip. Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga policia e Tiranës, në lidhje me këtë ngjarje makabre.

EMRAT/ Kush janë shqiptarët e dhunuar

Shqiptarët e dhunuar janë Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci. Pala malazeze iu ka kërkuar të bëjnë kallëzim në polici, por shqiptarët nuk kanë pranuar. Drejt shqiptarëve është nisur një avokat nga Ulqini, raporton News24. Pala shqiptare ka komunikuar me të dhunuarit, duke iu ofruar asistencën e nevojshme. Policia malazeze thuhet se posedon disa foto të të dyshuarve dhe fotografitë do u vihen në dispozicion shqiptarëve të dhunuar barbarisht.