Bëri letrat sllovake / A po bëhet gati për t’u arratisur ‘urithi’ Sofokli Duni i fletushkës Standard, ortaku i Lenc Gjikurisë në punë të pista?

Kryesore

Publikuar: 04/01/2024

Bëri letrat sllovake / A po bëhet gati për t’u arratisur ‘urithi’ Sofokli Duni i fletushkës Standard, ortaku i Lenc Gjikurisë në punë të pista?

Ka vepruar gjithnjë skutave duke fshehur fytyrën, kamufluar përfitimet dhe bizneset e dyshimta, që shtrihen nga Tirana, Vlora deri në Sllovaki falë miklimit dhe lëpirjes ndaj të gjitha kupolave drejtuese të PD-së me një fletushkë mediatike servilizmi, frike dhe pazaresh.

Prapaskena do ta nxjerrë këtë xhambaz gjirizesh në dritën e opinionit publik dhe të SPAK-ut, duke i ekspozuar fijet e errëta, pastrimin e parave, dallaveret dhe fshehjen pas dy nongratave.

Bëhet fjalë për Sofokli Dunin. Sipas Monitorit të Pronësisë së Medias në Shqipëri, Sofokli Duni shfaqet si administrator i gazetës “Standard”, pronar i saj përmes kompanisë “Standard Ltd”.

Sofo është edhe aksioner 50% me Lenc Gjikurinë në kompaninë “Ionian Coast Property Developement”, aksioner me Lencin te Klubi Sportiv “Himara”, pronar i Hotel “Mare Blue Drymades” në buzë bregun e shkatërruar të Gjilekës (Dhërmi) që plazhistët e quajnë Drimadhe.(Lenc Gjikuria është sateliti i Aleksandër Frangajt, dy herë nongrata në SHBA dhe Britaninë e Malle. Me ndërhyrjen e Sandrit, Leci ka marrë mbi 150 milionë euro tendera korruptivë, koncensione dhe leje ndërtimi, ndërsa ka zaptuar dhe shkatërruat Dhërmiun).

Sofokli Duni, ortaku i Lenc Gjikurisë, shfaqet me media e biznese në Sllovaki, me media e biznese në Shqipëri.Me shtetësi sllovake dhe baba grek, Sofokli Duni njihet si militant i dështuar i Partisë Demokratike, kur kandidoi për të qenë anëtarë i Këshillit Kombëtar në zgjedhjet e vitit 2014.

Megjithatë Sofo mbetet një pupac i trembur pas brekëve të Sali Berishës, dy herë nongrata dhe në prag arrestimi nga SPAK-u për korrupsion.Bëmat e Lenc Gjikurisë nuk mund të rrinë vetëm pa ato të ortakut të tij mashtruesit “shqiptaro-greko-sllovak” Sofokli Duni. Shkatërrues dhe falsifikues të trojeve të Dhërmiut fshat e plazh, dhunues i faunës dhe vijës bregdetare të Drimadhes, fshatarët e Dhërmiut i akuzojne të dy Sofon dhe Lencin per grabitje pronash.

Me kompaninë Standard LTD me NIPT L31918012S, mashtruesi mediatik Sofokli bën drejtorin, Alba Kalotin gruan e deklaruar si ekonomiste. Mban një faqosës, nje daktilografist dhe një hallexhi gazetar, Gëzim Saliu.

Standard mban prapashtesën “LTD” që vihet për shpk-të jashtë shtetit, duke krijuar kështu idenë e rreme se është shoqëri e “huaj”, kur në fakt është regjistruar dhe funksionon si shoqëri shqiptare. Madje në aktin e themelimit nuk citohet as “shtetësia” që ka Sofokliu, sllovake.

Me thuajse të njëjtin objekt aktiviteti ka aksione (përmes të vëllait, “sllovakut” tjetër Gerti Duni) në shoqërinë me emër të njëjtë Standard, por kjo pa prapashtesën “LTD”. Shoqëria STANDARD me NIPT K52325009S e ka aktivitetin të pezulluar qe në 2015.

Ndërkohë që, këtu Sofokliu është ortak me Genti Gurashin dhe Faik Dizdarin, ky i fundit mashtrues me karrierë, pronar i kompanisë së cigareve IGLA, pronar i Hotel Grandi në mes të ish “bllokut”, që njihet si gjirizi i pazareve në Tiranë dhe i disa punëve të tjera. Por Faiku dhe bëmat e tij meritojnë një emision më vete në vijim….Sofo Duni dhe Lenc Gjikuria kanë Lonian Coast Property Development me NIPT K87223201M.

Një shoqëri ku deklarohen vetëm të dy si Telma me Luizën.Ngaqë nuk ka besim tek mashtruesi ortak, Sofo i ka vënë Lencit si pykë të vellane Mihal Dunin, i cili “punon” dhe paguhet si “inxhinier gjeolog për firmën “Gjikuria” me NIPT J62903456H.Në Sllovaki Sofo Duni me të vëllanë Gerti Duni kanë krijuar një oaz tjetër mashtrimi me shumë firma fanatazëm.

Në shtetin sllovak, Sofokliu del dy herë, me atësinë Clirim, ndërkohë që në Shqipëri njihet me atësinë Spiro.Në Sllovaki Sofo Duni rezulton me 3 firma: Tek e para rezulton ortak nga viti 2003 deri në vitin 2015. Tek e dyta nga viti 2001 deri në vitin 2003. Tek e treta në vitin 2004.

Lista e shoqërive ku vëllezërit greko-sllovakë Duni kanë patur aksione si familje tregon se mashtrimi eshte shtrirë thellë jo vetëm në Shqipëri, Dhërmi, Himarë apo Tiranë por dhe në Bratislavë, Sllovaki.

Sllovaku Sofokli, bëhet shqiptar kur gjobit me media, grek minoritar kur gllabëron prona në Himarë e Dhërmi dhe Florenc kur duhet të mashtrojë bashkë me Gjikurinë. Vijon…