Berisha rrezikon të shkojë në qeli, mban miting nga dritarja, thyen vendimin e gjykatës. SPAK mund të kërkojë ashpërsimin e masës

Krim & Korrupsion

Publikuar: 03/01/2024

Berisha rrezikon të shkojë në qeli, mban miting nga dritarja, thyen vendimin e gjykatës. SPAK mund të kërkojë ashpërsimin e masës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer kufizimin e vendosur nga Gjykata e Posaçme, e cila përveç arrestit në banesë, i ndali atij komunikimin me person jashtë familjes.

Sot poshtë banesë së tij u mblodhën dhjetëra demokratë në shenjë proteste dhe solidarizimi me të. Por ndryshe nga dje ku Berisha vetëm sa doli dhe i përshëndeti nga dritarja, sot Berisha ka folur duke marrë mikofonin.

Poshtë pallatit ishin instaluar bokse dhe Berishës i ishte dhënë një mikrofon, ku ai fliste nga dritarja e banesës. Berisha ka vijuar me sulmet dhe akuzat e zakonshme. Sipas tij, po shkelet Kushtetuta me izolimin e tij.

Vendosën t’i ndërpresin Sali Berishës çdo komunikim me ju, por unë do ju rrëfej ju një gjë. Miqtë e mi, unë dhe çdo njëri prej jush kemi dy kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë, ajo është hyjnore dhe i bindemi asaj njëlloj si zotit. Ndaj ju garantoj ju se Sali Berisha do të mbrojë vetëm atë që është në interesin tuaj dhe në interesin e demokratëve dhe në interesin e Shqipërisë. Përveç kësaj saj vendi, kombi ka një Kushtetutë që përdhoset dhe shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama.

Kushtetua ka një nën te saj, nenin 17 që përcakton se nuk ka kryeministër, gjykatës dhe prokurorë që të mohojë lirinë e shprehjes. Horat ligj nuk kanë, moral nuk kanë.

Kjo është një betejë që ka mision rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij.

Edi Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati, me shpresën se do mund të arkivojë në historinë PD. Ne jemi këtu sot për tu betuar para ndërgjegjes tonë se Edi Rama me grupin e tij kriminal, me skapistët e tij do marrin shumë shpejt vendin që meritojnë”, tha Berisha.

Më tej ai ka kërcënuar drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar atë një “vrasës”. Po ashtu e kërcënoi duke deklaruar se do ja “çjerrë maskën” dhe se do të marrë atë që meriton. Ai tha se në SPAK është një dosje ku u planifikuar vrasja e kandidatit të Hasit, por Dumani nuk e përfilli.

Në qoftë se Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi e me radhë, Gjiknuri, Manja, e të tjerë, janë vrasës të saj në terren, Dumani, Kraja dhe horat e tjerë janë vrasës të saj në dosjet që nuk i hapin kurrë. Miqtë e mi, këta janë laro. Këta janë armiq të lirive tuaja, të lirive të shqiptarëve.

Këta, për ata që ndajnë me kriminelët në qeveri, janë gati të shkelmojnë mbi lirinë tuaj më themelore, votën. Vetëm pak muaj më parë, në zyrat e ekstremistit Altin Dumani mbërrin dosja zyrtare, e firmosur nga zyrtarë, në të cilën dëshmohet se falangat e partisë së krimit, meqenëse nuk fitonin Hasin, kërkonin të eliminonin kandidatin e PD.

Dumani është një vrasës si ata. Fsheh krimin e tyre dhe del përgjërohet në publik. Unë ju ia jap fjalën ju se atë fytyrë siç e ka do ua nxjerr para shqiptarëve. Se ata do të jenë si armë e diktaturës so marrin nga populli opozitar përgjigjen që meritojnë.

Ata janë hanxharët, ata janë shndërruar në veglat mjerane, mbështetësit më kryesorë të diktaturës në Shqipëri, mashtrues mjeranë që punojnë nga mëngjesi deri në darkë vetëm për pushtetin e Edi Ramës. Por ne kur nuk na impresionon Edi Rama, nuk ka pse na impresionojnë larot e tij, në Skap dhe kudo qofshin ata”, tha ai.

Më tej ish-kryeminisitri Berisha deklaroi se do të vijojë mosbindja civile në të katërta anët e vendit, ndërsa ftoi qytetarët që të bëjnë rezistencë.

Ne fillojmë vitin në këmbë, në betejë, betëjë që nisëm me mosbindje civile në parlament. Këtë betejë nga kjo rrugicë do ta shtrijjmë në të katër anët e vendit. Shqipëria do të ketë paqe dhe stabilitet, vetëm kur shqiptarë do të votojnë të lirë dhe me dinjitet. Sot është një ditë e mbarë për ne, sepse ne jemi më të vendosur se kurrë. Ne sot jemi më të vetëdijshëm se kurrë se cili është regjimi i Tiranës”, tha Berisha.

Deputetët e mbledhur poshtë banesës së tij deklaruan se do të vijojnë çdo ditë të protestojnë, që do të thotë se Berisha tani çdo mbrëmje do marrë fjalën nga dritarja duke hedhur në kosh vendimin e gjykatës.