Mes gjithë ndërmjetësuesve në Shqipëri, kanë caktuar si anëtar komisioni për provimin për zgjedhjen e ndërmjetësuesve të rinj, pikësish një pesonazh të dyshimtë, përfaqësues i mafies së mikrokredive, i lidhur me bizneset e oligarkëve pranë Vladimir Putinit në Shqipëri.
Një ‘rastësi’ dhe ‘fat’ i tillë mund të shojegohet vetëm me fuqinë e influencave të errëta ruse, të cilat pasi kanë kapur sistemin bankar, po shtrihen në diplomaci, investime dhe deri tek provimet e shtetit.

Bëhet fjalë për Elton Janinën, bashkëshortin e ambasadores së Shqipërisë në Bruksel Suela Janina, i cili pohetohet nga Prokuroria e Tiranës hetohet për mashtrim me pasoja të rënda, zhvatje dhe tjetërsim pronash.

Janina është shfaqur si anëtar i komisionit të ngitur nga Ministria e Drejtêsisë për provimin me shkrim të kandidatëve për t’u pajisur me licencën e ndërmjetësuesit, një profesion i ri në Shqipëri.
Se si dhe kush e ka futur Janinën në komisionin shtetëror nuk dihet, por zërat për shitjen e provimit dhe licenës kanë mbushur korridoret e Ministrisë dhe kafenetë e Tiranës.
Kandidatët dyshohet se kanë paguar deri në 3 mijë euro për t’u shpallur fitues nga matrapazi Elton Janina.

Ftojmë organet hetimore të sekuestrojnë dosjet e provimit si dhe të verifikojnë rolin, kontaktet dhe komunikimet e Elton Janinës.
Kush është Elton Janina
Elton Janina njihet si një shitës i thjeshtë mobiliesh. Drejtori i Hipotekave Ilirjan Muho, përfaqësues i LSI, e katapuloi në Hipotekën e Tiranës.

Janina dyshohet se bëri miliona euro në një kohë të shkurtër me dallaveret në Hipotekë.
Në 10 maj 2019, Elton Janina themelon kompaninë Micro Credit Risk, me nipt L91803020G, me objekt veprimtarie mikro kredi dhe blerje të kredive me vonesë.

Për t’u kamufluar, në dhjetor 2022, Janina ndryshon emrin e kompanisë nga Micro Credit Risk në Credital.
Kompaninë e mikrokredisë Credital, Elton Janina e kontrollon përmes kompanisë Angelus Lex me nipt L51713007A, me objekt konsulencë ligjore.
Angelus Lex është themeluar në prill 2015, ku Janina është aksioner me 100 %.
Fillimisht Janina e nisi aktivitetin e dyshuar dhe të denoncuar si kriminal, në një apartament modest në ish Bllok.
Tashmë Janina është zgjeruar, ka krijuar një ‘bandë’ me dhjetëra punënjës, duke u zhvendosur tek Pazari i Ri, vetëm disa metra larg Prokurorisë së Përgjithshme.
‘Banda’ lë pa shtëpi dhe u përlan pronat në mënyrë të fshehtë dhjetëra familjeve, për kredi abuzive me interesa deri në 300 %, për kredi që janë shlyer shumëfish, për blerje me këste dhe kredi të vonuara në shlyerje.
Letrat i firmos Sokol Lumani. Ky i fundit është një personazh me influenca korruptive në drejtësi dhe sidomos në Shkollën e Magjistraturës.
Dy pelivanët e mafies së mikrokredive, Elton Janina dhe Sokol Lumani kanë arritur të regjistrojnë edhe punonjēsit e tyre në Shkollën e Magjistraturës, për t’i bërë gjyqtarë dhe prokurorë.
Drejtësia e re me celulat e kartelit të mikrokredive që zhvat mijëra familje shqiptare, duke i lënë pa shtëpi.
Prapaskena mëson se në dosjen e Prokurorisë së Tiranës ka elementë dhe prova për një grup kriminal, dhe si e tillë këtë dosje duhet ta marrë në dorë SPAK.
Në SPAK është referuar edhe dosja e kartelit mafioz MCA/ADCA, por po bëhen përpjekje epike që dosja të shkojë për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës, me qëllim për të krijuar terrenin për ta mbyllur.