Dosja / Union Bank shërbeu si lavatriçe e parave të Jamarbër Malltezit, marifeti që përdorën për ty mos rënë në sy, qindra transaksione. A do t’i shpëtojë sërish ndëshkimit?

Kryesore

Publikuar: 24/12/2023

Dosja / Union Bank shërbeu si lavatriçe e parave të Jamarbër Malltezit, marifeti që përdorën për ty mos rënë në sy, qindra transaksione. A do t’i shpëtojë sërish ndëshkimit?

Dosja e SPAK-ut për korrupsionin dhe pastrimin e parave të Jamarbër Malltezit me 17 kulla në pronën e tjetërsuar shtetërore ish Klubi Partizani, konfirmon edhe një herë se Union Bank shërben si lavatriçe e parave të pista të familjes Berisha.

Sipas dosjes, kompania Homeplan, e skuestruar me kërkesë të SPAK si aset kriminal, kishte zgjedhur Union Bank për të kaluar paratë e pista në llogari të Jamarbër Malltezit, i arrestuar për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

Homepaln dhe Malltezi kanë përdorur Union Bank për qindra transaksione parash të pista, më shënim kontribut patriotik (bakshish), kalim fondi dhe ndarje dividenti.Vetëm gjatë periudhës gusht 2017 deri në dhjetor 2017, rezultojnë 80 transaksione përmes Union Bank.

Paratë janë ndarë shuma prej 7 mijë euro për çdo transaksion, me qëllim për të mos tërhequr vëmendjen e Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.Siç dihet, kur vlera kalon 10 milionë lekë të vjetra, bie automatikisht alarmi dhe nis verifikimi si detyrim ligjor.

Për të evituar rënien e alarmit, dhëndri i Berishës, Union Bank dhe kompani Homeplan ku është bashkëpronar, kanë përdorur si marifet ndarjen e fondeve në shuma 7 mijë euro.

Mbetet për t’u parë nëse Banka e Shqipërisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese do të marrin masa ndëshkuese ndaj Union Bank, me bashkëpronar Edmond Lekën.

Kalimin e fondit dhe ndarjen e dividentit, Jamarbër Malltezi nuk i ka deklaruar në IlDKPKI, siç edhe kishte detyrimin ligjor.Ndërkaq, nuk është rastësi që familja Berisha ka përdorur Union Bank për lëvizjen e parave.

Në raportin sekret thuhet se “Edmond Leka është Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i “Union Bank”, përfaqësues i “Western Union” për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kompanitë e tij, dyshohet se kanë shërbyer për të transferuar shuma marramendëse parash, në shumë raste nga burime të paligjshme….”.

Edmond Leka përshkruhet në raportin e OSBE si njeriu që lëviz prej më shumë 20 viteve paratë e pista përmes “Western Union”, një kompani që merret me transfertat e parave nga Shqipëria në vendet e tjera dhe anasjelltas.

Gjatë këtyre viteve besohet se në ‘tunelin’ e Lekës kanë kaluar dhjetëra milionë euro para të pista, duke përfshirë edhe paratë e korrupsionit të politikanëve, krimit të organizuar, trafikantëve dhe ndoshta celulave terroriste.

Sipas raportit sekret, Leka u jep një pjesë të parave partive politike për fushata, dhe kështu më pas siguron mbrojtje të aktivitetit në fushën e lëvizjes së parave të pista.

7 evidenca / Edmond Leka i Union Bank ‘oktapodi’ i pastrimit të parave, disa të dhëna për Wester Union e kartelin e 25 kompanive, mbuloi Fazlliçin, mijëra transaksione të pista dhe lidhje me offshore